Banorët e lagjes Taftalixhe të Shkupit do të kërkojnë nga Këshilli komunës së Karposhit që të mbahet një referendum në këtë lagje, për të vërtetuar se qytetarët nuk duan banesë në parkun e lagjes, transmeton Telegrafi Maqedoni.


Ivan Menkinoski nga iniciativa ''Taftalixhe e gjelbërt'' thotë për Tv Nova se duhet patjetër të dëgjohen qytetarët për të drejtën e tyre kushtetuese për një ambient të shendetshëm jetësor.

Banorët u dërgojnë mesazh, siç thonë ''uzurpatorëve të hapësirës'', se ''parku nuk do të merret''./Telegrafi/