LAJMI I FUNDIT:

Recetë për lyerje me hudhra: E shpejtë, e thjeshtë dhe e shijshme

Recetë për lyerje me hudhra: E shpejtë, e thjeshtë dhe e shijshme
shutterstock

Do të ndieni një rapsodi shijesh në qiellzën tuaj

Përgatitet shumë shpejt, ju nevojiten vetëm disa artikuj dhe shija është e papërsëritshme.

Përbërësit:

– 1 kokë hudhër
– një lugë vaj ulliri
– një lugë lëng limoni
– 100 gr krem djathi
– kopër

Përgatitja:

Pritni në majë një kokë hudhre dhe vendoseni në një folie dhe spërkateni me vaj ulliri.

Hudhrën futeni në furrë dhe piqeni në 180 gradë Celsius 20 minuta.

Hudhra gjatë asaj kohe do të zbutet dhe kur të jetë gati, shtypeni në një tepsi.

Koprën e grijmë imët, më pas e hedhim në hudhër së bashku me kremin e djathit.

Përziejini gjithçka mirë, më pas shtoni lëng limoni.

Edhe një herë, përzieni gjithçka mirë dhe lyerja është gati për t’u përdorur.

Shijojeni! – transmeton Telegrafi.