Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u takua me basketbollistin legjendar të NBA-së, Shaquille O'Neal.

Takimi u mbajt në Qendrën e Zhvillimit të Basketbollit Turkcell, dhe me këtë rast Presidenti Erdogan ndau një postim me disa foto në llogaritë e tij zyrtare në rrjetet sociale.


Fotot e publikuara tregojnë Recep Tayyip Erdogan dhe Shaquille O'Neal duke shkëmbyer topa basketbolli të nënshkruar si dhurata simbolike, duke i dhënë takimit një notë sportivo-diplomatike.


O’Neal dikur ishte basketbollisti më dominues në ligën më të fortë në botë për vite me radhë dhe fitoi katër kampionate të NBA-së në karrierën e tij.

Ai luajti për Orlando Magic, LA Lakers, Miami Heat, Phoenix Suns, Cleveland Cavaliers dhe Boston Celtics, dhe ishte MVP i finaleve të NBA-së tri herë, nga viti 2000 deri në vitin 2002. /Telegrafi/

telegrafi sport app