LAJMI I FUNDIT:

Rebel Wilson shfaqet në rroba banje pas humbjes së peshës

Rebel Wilson shfaqet në rroba banje pas humbjes së peshës

Rebel Wilson mburr me krenari figurën e saj ndërsa postoi një fotografi nga plazhi.

Ylli i “Pitch Perfect” u pa e veshur me rroba banje të zeza nga marka Lisa Marie Fernandez, të zbukurura me një zinxhir para që i shtonte hir pamjes së mrekullueshme.


Ajo e shoqëroi kostumin seksi me një kapele dielli të kaltër dhe sandale të zeza nga marka Givenchy.

View this post on Instagram

A post shared by Rebel Wilson (@rebelwilson)


“Unë mendoj se dua të shkoj në Florida tani”, shkroi aktorja 41-vjeçare ndër të tjera në foton e saj në Instagram. Disa fansa morën pjesë në komentet e postimit për të komplimentuar Wilson për pamjen e saj ditën e plazhit.

Wilson nisi udhëtimin e saj “viti i shëndetit” në janar të vitit 2020, duke punuar rregullisht dhe duke adoptuar zakone më të shëndetshme të të ngrënit, deri sa në nëntor, ajo kishte arritur peshën e saj të synuar. /Telegrafi/