Reali vazhdon serinë e fitoreve në La Liga, fiton thellë ndaj Alavesit (Video)

Real Madridi ka fituar ndaj Deportivo Alavesit me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligas.
Skuadra e Zinedine Zidanet ka vazhduar formën e mirë dhe serinë e fitoreve në kampionatin spanjoll duke shkuar në katër fitoreve radhazi.
Mbretërit dominuan pjesën e parë të ndeshjet, duke krijuar shumë raste me Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldon, por duke e konkretizuar vetëm një.

Ishte ylli kryesor i skuadrës, Ronaldo, i cili ka shënuar në minutën e 44-të për 1-0 pas një asistimi perfekt nga Karim Benzema dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi prej një goli.
Në pjesën e dytë, Reali arriti të shënoj edhe tre gola tjerë dhe të përfundoj epilogun e fituesit, ku goli i parë erdhi pas vetëm një minute lojë me Gareth Bale, i cili shënoi për 2-0 pas një kundërsulmi të shpejt me asistues Benzeman.

Goli i 3-0 erdhi në minutën e 61-të dhe u shënua nga Ronaldo, ndërsa për rezultatin përfundimtar 4-0 shënoi Benzema nga penalltia.

Pas kësaj fitore, Reali mbetet në vendin e tretë me 51 pikë, ndërsa Alavesi në vendin e 16-të me 28 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Mbretërit udhëtojnë te Espanyoli, ndërsa Alavesi e pret në shtëpi Levanten. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x6f8ncs
https://www.dailymotion.com/video/x6f8oa2
https://www.dailymotion.com/video/x6f8p6d




















































