LAJMI I FUNDIT:

Reali po mendon të nënshkruajë me Aymeric Laporten, por ka një pengesë

Reali po mendon të nënshkruajë me Aymeric Laporten, por ka një pengesë

Aymeric Laporte mund të largohet nga Arabia Saudite për tu rikthyer në Spanjë dhe të nënshkruajë me Real Madridin.

Qendërmbrojtësi spanjoll ka pasur paraqitje fantastike me Kombëtaren e Spanjës në Euro 2024 duke u shpallur kampion të Evropës.

Aktualisht, mbrojtësi luan për Al Nassr në Arabinë Saudite , por dëshira e tij për të konkurruar në një nivel më të lartë dhe për t’iu bashkuar klubit të bardhë është tejet e madhe.


Objektivi i madh i Real Madridit kërkon të largohet nga klubi aktual
Lexo po ashtu Objektivi i madh i Real Madridit kërkon të largohet nga klubi aktual

Me largimin e Nacho Fernandez dhe pasigurinë për të ardhmen e Antonio Rudiger, Real Madrid e ka identifikuar Laporten si përforcimin ideal për mbrojtjen e tij.

30-vjeçari është i gatshëm të heqë dorë nga paga e tij e lartë në Arabinë Saudite për të përmbushur ëndrrën e tij për të veshur fanellën e Real Madridit.

Real Madridi në ‘gjah’ për një mbrojtës të ri, interesohet për dy yjet me eksperiencë të madhe
Lexo po ashtu Real Madridi në ‘gjah’ për një mbrojtës të ri, interesohet për dy yjet me eksperiencë të madhe

Megjithatë, pengesa kryesore është vetë Al Nassr, i cili nuk është i gatshëm të heqë lehtësisht një nga shtyllat e tij mbrojtëse.

Siç raporton El Larguero, klubi saudit heziton të negociojë largimin e Laportes, duke komplikuar kështu planet e klubit madrilen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

Messit iu publikua në internet kontrata me Barcelonën – paga e tij javore ka mahnitur të gjithë

La Liga
Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Ylli i Borussia Dortmundit lëndohet rëndë para sfidës me Barcelonën dhe humbet sezonin

Liga e Kampionëve
Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

La Liga
Real Madrid po mendon shitjen e Vinicius në verë – Perez ka tre yje në mendje për ta zëvendësuar

Real Madrid po mendon shitjen e Vinicius në verë – Perez ka tre yje në mendje për ta zëvendësuar

La Liga
Bayern Munich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Leroy Sane

Bayern Munich merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Leroy Sane

Bundesliga
Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

La Liga
Kalo në kategori