Reali ofron Kroosin apo Iscon në marrëveshjen për Dybalan
340:"TURIN, ITALY - AUGUST 07: Bruno Guimaraes of Olympique Lyon shakes hands with Paulo Dybala of Juventus who leaves the pitch after getting injured during the UEFA Champions League round of 16 second leg match between Juventus and Olympique Lyon at Allianz Stadium on August 07, 2020 in Turin, Italy. (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images) 12:"Getty Images
Edhe pse Juventusi planifikon ta ndërtojë të ardhmen rreth Paulo Dybalas, Real Madridi është duke u angazhuar për nënshkrimin e tij.
Zonja e Vjetër është duke planifikuar kontratë afatgjate për argjentinasin, të cilin planifikon ta bëjë edhe kapiten në vitet e ardhshme.
Sidoqoftë, Sport Mediaset bën të ditur se Reali është i gatshëm ta ofrojë Toni Kroosin ose Iscon si pjesë e marrëveshjes së transferimit të 26-vjeçarit.

Oferta e klubit mbretëror kap shifrën prej 100 milionë eurosh, para plus njërin nga mesfushorët.
Megjithatë, Juventusi vështirë se mund ta lejojë largimin e Dybalas, edhe pse Isco është një prej preferencave të trajnerit të ri, Andrea Pirlo. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























