Eden Hazard e riktheu Real Madridin në modelin e vjetër të biznesit.
Belgu arriti në Santiago Bernabeu si transferimi më i madh i verës dhe do të jetë fytyra kryesore e klubit pas largimit të Cristiano Ronaldos.
Florentino Perez i është kthyer modelit të vjetër të sjelljes së lojtarëve, duke nisur një epokë të re të Galaktikëve.
Verën e ardhshme, nëse gjithçka shkon sipas planit, madrilenët do ta blejnë Kylian Mbappen. Një burim i gazetës spanjolle, AS, ka pohuar se lojtari më i talentuar i botës nuk do të pranojë kontratën e re të Paris Saint-Germain të vënë në tryezë, e cila do të hapë derën e largimit.
📝 La estrategia del Madrid es clara
💥 El jugador debe dar el primer pasohttps://t.co/BWRDOatzSq— Diario AS (@diarioas) June 21, 2019
Mbretërit do të presin që francezi personalisht të paraqesë kërkesë për transferimin sepse Perez nuk dëshiron të prish marrëdhëniet me presidentin e parisienëve Nasser Al Khelaifin.
AS thotë se oferta e Realit do të duket kështu: 15 milionë euro për çdo sezon, taksë e zbritshme dhe një kontratë për gjashtë vjet.
Francezi i ri ka treguar disa herë se ëndërron të luajë për Realin, ku rolin kyç do të ketë edhe trajneri Zinedine Zidane.
Ndryshe, 20-vjeçari ka një kontratë solide me kampionin francez e cila mbaron në vitin 2023 dhe aktualisht fiton 12 milionë euro në vit. /Telegrafi/