LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi shumë afër mbylljes së marrëveshjes me Trent Alexander-Arnold

Real Madridi shumë afër mbylljes së marrëveshjes me Trent Alexander-Arnold

Klubi spanjoll, Real Madridi thuhet se është afër të mbyll transferimin e Trent Alexander-Arnold si lojtar i lirë nga Liverpooli këtë verë.

Sipas raportuesit kryesor të The Athletic, David Ornstein, Real Madridi po punon për të mbyllur një marrëveshje për Trent Alexander-Arnold si lojtar i lirë.

Edhe sipas Fabrizio Romanos, Alexander-Arnold dhe Real Madrid janë gjithnjë e më afër marrëveshjes, pasi propozimi zyrtar për kontratë nga Reali i është dërguar TAA dhe kampit të tij.


Gjigantët e La Ligës e kanë monitoruar 26-vjeçarin prej dy vitesh dhe kanë qenë në negociata me lojtarin që nga janari.

Ata duhet të informojnë Liverpoolin nëse dhe kur Trent nënshkruan kontratën, gjë që nuk ka ndodhur ende,

Megjithatë, Trent lejohet të nënshkruajë një marrëveshje para-kontrate që nga janari 2025, kur hyri në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij me Reds.

Që nga debutimi i tij profesional në vitin 2016, Alexander-Arnold ka bërë 349 paraqitje në Liverpoolin, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 87 asistime.

Ai fitoi Ligën Premier, Ligën e Kampionëve, Kupën FA dhe dy Kupa të Ligës me klubin dhe është në rrugën e duhur për të ngritur trofeun e ligës për herë të dytë në fund të këtij sezoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

David Beckham këshillohet të përfundojë transferimin më të madh të futbollit që do ta çonte MLS në një nivel të ri

Ligat tjera
Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

Carlo Ancelotti hyn në bisedime për t'u larguar nga Real Madrid për një rol të ri

La Liga
Liverpooli mund t'ia bëjë një favor Real Madridit për Alexander-Arnold

Liverpooli mund t'ia bëjë një favor Real Madridit për Alexander-Arnold

La Liga
Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi

La Liga
Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Frimpong bashkohet me trendin e 'rutinës së mëngjesit'

Bundesliga
Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet

Ylli i ri i ri i Spanjës i përgjigjet "akuzave" të çuditshme nga fansat shkaku i syve të tij: Nuk marr drogë, kështu kam lindur

Premier League
Kalo në kategori