Mesfusha e formuar nga Casemiro, Luka Modric dhe Toni Kroos është e pazëvendësueshme, pasi braziliani, kroati dhe gjermani kanë startuar në 8 nga 10 ndeshjet e fundit të Real Madridit .

Por te Real Madridi po mendojnë për t’i gjetur një zëvendësues ideal për futbollistin Casemiro.


Wilfred Ndidi, aktualisht lojtar i Leicester City, është në listën e Carlo Ancelottit, si zëvendësues i brazilianit.

Casemiro

Mesfushori nigerian, përveç interesimit të tashmen të Real Madridit, ka qenë edhe në të kaluarën objektiv i Ancelottit sa ky ishte te Evertoni.

Në fund Allan dhe Abdoulaye Doucoure ishin ata që u afruan te Everton.

Mesfushori kaloi te Leicester City në janar 2017 në vend të N'Golo Kante që shkoi te Chelsea.

Wilfred Ndidi scaled 1

Ai ka arritur në 193 ndeshje me Foxes, të shënojë 10 gola dhe të dhurojë 11 asistime, ndërsa vlera e tij në treg është rritur në 60 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app