Real Madridi ka pësuar humbje prej 3-1 si mysafir i Real Sociedadit në ndeshjen e parafundit sezonale në La Liga.

Brahim Diaz (6') shënoi për Los Blancos, ndërsa Mikel Merino (26') e barazoi rezultatin. Përjashtimi i Jesus Vallejos me karton të kuq (39') bëri që Mbretërit ta humbnin ndeshjen.


GettyImages 1148666742 (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Me golat e Joseba Zaldua (57') dhe Ander Barrenetxea (67') të shënuar në pjesën e dytë, Sociedadi e fitoi takimin.

Real Madridi e ka siguruar vendin e tretë në tabelë dhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve, ashtu që nuk ka ndonjë motiv në këto ndeshjet e fundit sezonale.

Nga ana tjetër, Real Sociedadi është larg zonës evropiane, ashtu që e gjithë ndeshja ishte vetëm për statistika. /Telegrafi/

telegrafi sport app