LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka paguar vetëm 100 milionë euro për mesfushën më të mirë në botë

Real Madridi ka paguar vetëm 100 milionë euro për mesfushën më të mirë në botë

Fitorja me penallti ndaj Atletico Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës ishte një trofe tjetër për Zinedine Zidanen dhe Real Madridin, që erdhi nga një investim prej 100 milionë eurosh në mesfushën e që e solli suksesin e fundit.  

Luka Modric, Isco, Toni Kroos, Casemiro dhe Fede Valverde kanë qenë sensacionale dhe është e rrallë që në tregun aktual emra të tillë të blihen për 100 milionë, një investim shumë i mirë.

Modric kushtoi 35 milionë euro, Isco 30 milionë euro, Kroos 25 milionë euro, Casemiro tre milionë euro dhe Valverde pesë milion euro, dhe të gjithë këta lojtarë po luajnë pjesën e tyre këtë sezon.


Kjo është e jashtëzakonshme, kur dihet që Barcelona harxhoi pothuajse aq para për vetëm një lojtar si Frenkie de Jong verën e kaluar, shkruan Marca.

Shumë ishin kritikë ndaj Modricit në vitin e tij të parë me Los Merengues dhe kishte shumë pikëpyetje për klubin që shpenzoi 35 milionë euro.

Megjithatë, ai të gjitha pikëpyetjet i largoi, duke e fituar edhe Topin e Artë dhe shumë trofe me Los Blancos si brenda, ashtu edhe në Evropë.

Isco nuk ka gëzuar gjithmonë formë të mirë te Real Madridi, por Real Madridi mund ta shes kur të dojë për më shumë se 50 milionë euro, vlera sipas Transfermarkt.

Kroos u largua nga Bayern pasi ndihmoi klubin bavarez ta fitoj Ligën e Kampionëve, dhe ka qenë ndër kryesorët në mesfushë që nga ajo kohë.

Karriera e Casemiro në Spanjë kishte ngecje derisa Zidane punoi me të në Castilla, dhe një nga lëvizjet e para që trajneri francez bëri pasi iu dorëzua detyra e trajnerit të ekipit të parë, e përfshiu brazilianin në skuadër.

Nëse Casemiro ishte historia e suksesit për herë të parë me në krye të Zidane, Valverde pa dyshim që ka qenë historia e dytë pas kthimit.

Uruguaiani erdhi në shprehje në kohën kur për mesfushë klubi kërkonte emra si Donny van de Beek dhe Paul Pogba .

Ai erdhi në konsideratë pas problemeve me lëndime të Modric, megjithatë Valverde ka qenë një gjithnjë i pranishëm, duke e përmirësuar jashtëzakonisht lojën e tij.

Valverde tani konsiderohet i domosdoshëm për skuadrën, dhe si rezultat i kësaj, klubi nuk është se po kërkon ndonjë përforcim në mesfushë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Paul Scholes parashikon çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve - shpall fituesin e tij

Liga e Kampionëve

"Erdhi dhe më priti te zhveshtorja", Bejtullai rrëfen për përballjen me Harry Kane me klub dhe kombëtare, deri te shkëmbimi i fanellave

Përfaqësuesja e Maqedonisë
“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

“Kjo është hera e fundit”, Ancelotti kërcënon La Ligan pas fitores ndaj Villarrealit

La Liga
Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

Real Madridi do të bëjë përpjekje konkrete për transferimin e yllit të Arsenalit

La Liga
Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Messi nuk kishte asnjë dyshim kur përmendi idhullin e tij të futbollit, nuk është Maradona

Ndërkombëtare
Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Debutim që zgjati vetëm 10 minuta: Dele Alli mori karton të kuq, Walker iu lut gjyqtari mos ta ndëshkonte

Serie A
Kalo në kategori