LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi ka mbetur ‘ngujuar’ në Pamplona – skuadra nuk do të kthehet në shtëpi, niset direkt për në Andaluzi

Real Madridi ka mbetur ‘ngujuar’ në Pamplona – skuadra nuk do të kthehet në shtëpi, niset direkt për në Andaluzi

Real Madridi nuk është ende në gjendje të kthehet në shtëpi në kryeqytetin spanjoll, ku do të kalojë edhe natën e tretë në Pamplona, përpara se të udhëtojë drejtpërdrejt në Malaga për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos.

Stuhia Filomena e ka bërë të pamundur një fluturim për tu kthyer në Madrid, ku Los Blancos kishin hasur në probleme edhe të premten.

Mbretërit të shtunën ishin mysafir të Osasunas ku barazuan 0-0, ndërsa drejt këtij vendi fluturuan e shumë vështirësi nga Madridi.


Real Madrido duhet të jetë në Malaga të mërkurën për tu përgatitur për ndeshjen e së enjtes në Superkupë ndaj Atheltic Bilbasos dhe klubi ka vendosur që do të që kthimi është i pamundur.

Plani tani është që lojtarët të largohen nga Pamplona dhe të udhëtojnë në Malaga të hënën në mëngjes për ndeshjen tjetër.

Vendimi për të zgjatur udhëtimin nuk është marrë lehtë, me zyrtarët e klubit që kanë kaluar 24 orët e fundit duke studiuar çdo mundësi, duke biseduar edhe me autoritetet, por një kthim në Madrid të dielën ishte i pamundur.

Duke mos pasur garanci që as të hënë të kthehen në shtëpi, klubi ka vendosur të niset drejt Andaluzisë, ku do të gjejnë kushte më të mira për stërvitje dhe do të jenë në gjendje të përgatiten për ndeshjen.

Los Blancos kanë një orar të ngjeshur, pasi nëse mundin Athleticn të enjten, ata do të kalojnë në finale që zhvillohet në Sevilla të dielën për t’u përballur me fituesit e ndeshjes Real Sociedad – Barcelona.

Pastaj vijnë dy ndeshje të tjera, më 20 janar kundër Alcoyano në Kupën  e Mbreti dhe më 23 janar kundër Alaves në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Shpallet në kërkim vëllai i Besar Nimanit nga Gjykata e Qarkut në Bielefeld

Boks
Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Motra e Besar Nimanit dyshohet se tentoi të fuste një thikë në sallën e gjyqit

Boks
Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Vëllai i Besar Nimanit kishte paralajmëruar se do të hakmerrej nëse autoritetet gjermane nuk do të reagonin

Boks
Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

Ylli i Real Madridit ka njoftuar Perezin se është i gatshëm të largohet në mënyrë permanente nga klubi

La Liga
Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Vjen vendimi i Juventusit për Thiago Mottan - flet drejtori i klubit

Serie A
E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

E ardhmja e tre yjeve të Liverpoolit: Dy po qëndrojnë, një po largohet

Premier League
Kalo në kategori