Real Madrid po shqyrton trajnerin e Paris Saint-Germainit, Luis Enrique, si një kandidat të mundshëm për postin e trajnerit të përhershëm në të ardhmen.

Sipas FootballTransfers, presidenti i klubit, Florentino Perez, po eksploron mundësinë për ta sjellë strategun spanjoll në ‘Santiago Bernabeu’ verën e ardhshme.


Alvaro Arbeloa mori drejtimin e ekipit pasi Xabi Alonso u largua me marrëveshje të dyanshme në janar.

Edhe pse ai udhëhoqi skuadrën drejt një fitoreje mbresëlënëse me rezultat të përgjithshëm 5-1 ndaj Manchester City në fazën e 1/8-ës në Ligën e Kampionëve, e ardhmja e tij pritet të rishqyrtohet në fund të sezonit 2025/26.

Luis Enrique e ka forcuar reputacionin e tij në sezonet e fundit pasi udhëhoqi PSG drejt titullit të parë në histori në Ligën e Kampionëve dhe i ka mbajtur ata sërish ndër favoritët edhe në këtë edicion.

Ai gjithashtu ndihmoi Barcelonën të fitonte këtë kompeticion në vitin 2015, hera e fundit kur klubi katalanas e ka ngritur trofeun.

55-vjeçari konsiderohet gjerësisht si një nga trajnerët më të mirë në futbollin evropian, gjë që thuhet se ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve të Real Madridit.

Kështu, Enrique ka lidhje të forta me të dyja anët e El Clasico. Ai ka luajtur për Real Madrid në fillim të karrierës së tij, përpara se të transferohej te Barcelona në vitin 1996, ku më pas arriti sukses të madh si lojtar dhe trajner.

Pavarësisht lidhjeve të tij me Barcelonën, raportimet sugjerojnë se Real Madrid e sheh atë si një nga opsionet kryesore për të marrë drejtimin e klubit në të ardhmen./Telegrafi/

telegrafi sport app