LAJMI I FUNDIT:

Reagon zyra e kryeministrit Johnson pas dënimit me vdekje të dy britanikëve nga rusët në Ukrainë

Reagon zyra e kryeministrit Johnson pas dënimit me vdekje të dy britanikëve nga rusët në Ukrainë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është “thellësisht e shqetësuar” pas dënimeve me vdekje të dhëna për britanikët Aiden Aslin, 28 vjeç dhe Shaun Pinner, 48, të cilët u kapën ndërsa luftonin për Ukrainën, ka thënë Downing Street.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në një deklaratë, zëdhënësi zyrtar i kryeministrit tha: “Ne jemi padyshim thellësisht të shqetësuar për këtë. Ne kemi thënë vazhdimisht se të burgosurit e luftës nuk duhet të shfrytëzohen për qëllime politike”.

“Ta dini se sipas Konventës së Gjenevës, të burgosurit e luftës kanë të drejtën e imunitetit luftarak dhe ata nuk duhet të ndiqen penalisht për pjesëmarrje në armiqësi”.


“Pra, ne do të vazhdojmë të punojmë me autoritetet ukrainase për të siguruar lirimin e çdo shtetasi britanik që shërbente në Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe që mbahen si robër lufte”.

Kush janë britanikët e dënuar me vdekje nga rusët në Ukrainë?
Lexo po ashtu Kush janë britanikët e dënuar me vdekje nga rusët në Ukrainë?

Ndërkohë, Sekretarja e Jashtme, Liz Truss, tha se ajo “dënoi plotësisht” dënimin e britanikëve.

Në një deklaratë, ajo tha: “Ata janë robër lufte, ky është një gjykim i rremë pa asnjë legjitimitet”.

“Mendja ime është më fëmijët. Ne vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i mbështetur ato”.

Burrat u shpallën fajtorë për “veprimtari mercenare dhe kryerjen e veprimeve që synonin marrjen e pushtetit dhe përmbysjen e rendit kushtetues të DPR”, citoi agjencia e lajmeve Interfax të thoshte një zyrtar i gjykatës.

Ata ka të ngjarë të përballen me një skuadër pushkatimi nëse dënimi zbatohet ndërkohë që avokati i tyre ka thënë se burrat tani kanë një muaj për të apeluar vendimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Botë
Përplasja Trump-Zelensky ishte

Përplasja Trump-Zelensky ishte "përshkallëzim i nxitur", thotë Merz i Gjermanisë

Botë
Kalo në kategori