LAJMI I FUNDIT:

Reagon FFK për sulmin nga tifozët e Gjilanit në drejtim të portierit të Ballkanit

Reagon FFK për sulmin nga tifozët e Gjilanit në drejtim të portierit të Ballkanit
Foto: ffk.com

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital.


Gjilani reagon për dhunën që ushtruan tifozët e tyre ndaj portierit të Ballkanit
Lexo po ashtu Gjilani reagon për dhunën që ushtruan tifozët e tyre ndaj portierit të Ballkanit

Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1, teksa tani lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Kosovës.

FFK mes tjerash bëri të ditur se tani i mbetet Komisioneve të Federatës për ta shqyrtuar rastin dhe për të marrë veprimet rreth këtij incidenti.

Dalin pamjet nga gjendja e portierit që u godit me shkelm në kokë nga tifozët e Gjilanit
Lexo po ashtu Dalin pamjet nga gjendja e portierit që u godit me shkelm në kokë nga tifozët e Gjilanit

“Derbi i javës së 27-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit është ndëprerë pak sekonda para përfundimit të kohës shtesë. Ndërprerja ka ardhur si pasojë e sulmit fizik që është bërë nga shikuesit e skuadrës vendase ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri. Sulmi ndodhi në momentin që Gjilani arriti të barazojë rezultatin me golin e portierit Enea Koliqi. Ky i fundit shënoi me gjuajtje me kokë pas harkimit të Yll Hoxhës. Goli i shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes bëri që tifozët gjilanas të hyjnë në fushën e lojës për të festuar, e ku dy prej tyre e bënë një veprim qyqar dhe huligan, duke e sulmuar portierin mysafir. Si pasojë e dhunës së shfaqur ndaj tij, ai, me autoambulancë u dërgua për trajtim të mëtutjeshëm në spital. Si rrjedhojë ndeshja u ndërpre dhe tani i mbetet Komisioneve të FFK-së për ta shqyrtuar rastin dhe për të marrë veprimet rreth këtij incidenti. Ballkani golin e epërsisë e kishte shënuar qysh në sekondat e para të ndeshjes nëpërmjet Ermal Krasniqit, derisa gjatë tërë kohës u zhvillua lojë e fortë dhe interesante, por që skenat e dhunës në fundin e ndeshjes i vendosen hije të keqe këtij derbi dhe futbollit tonë”, thuhet në reagimin e FFK-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori