LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Provokimet në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, duhet të ndërhyjë Brukseli

Haradinaj: Provokimet në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, duhet të ndërhyjë Brukseli

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se ajo që po ndodh në veri është e papranueshme.

Haradinaj në reagimin e tij, ka shkruar se e mbështet fuqishëm Policinë e Kosovës, transmeton Telegrafi.

“Pavarësisht se si janë zhvilluar gjërat, se si është marrë vendimi për targat, ajo që po ndodh në veri të vendit është e papranueshme. E mbështes fuqishëm Policinë e Kosovës dhe institucionet e vendit të cilat janë vënë në mbrojtje të rendit dhe të ligjit. Provokimet e serbëve në veri janë të projektuara në Beograd dhe në Moskë, e Prishtina, duke mos rënë pre e këtyre provokimeve, duhet të jetë e vendosur në mbrojtje të qenësisë së saj”, thotë ai.


Haradinaj ka shkruar tutje “njëkohësisht kërkoj nga Brukseli që të ndërhyjë te Beogradi zyrtar dhe të kërkojë prej tij që të mos e provokojë situatën në veri por t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara”.

Ndryshe, pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë orëve të mbrëmjes do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Qytetari ia bën një pyetje Enver Hoxhajt para fillimit të tubimit në Prishtinë, kjo është përgjigja e tij

Lajme
Kalo në kategori