Çmimi i lartë i taksës në Rrugën e Kombit, ka ngjallur debat në Kosovë. Zyrtarë të Kosovës, kanë reaguar duke e cilësuar si një vendim jo të mençur e të dëmshëm nga qeveria shqiptare.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës Anton Berisha ka thënë se vënia e taksës në rrugën e Kombit është kundër integrimit ndër-shqiptar, si dhe interesave të vetë kombit, ndërsa më të goditur nga ky vendim janë qytetarët e Kosovës.
Thotë se ky vendim do ta dëmtojë edhe Shqipërinë.
Berisha, në një postim në Facebook, është shprehur se kjo tarifë e vendosur edhe ekonomikisht do të jetë kundër shtetit shqiptarë.
Lidhur me këtë edhe sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri ka reaguar për çmimin prej pesë eurosh të vendosur nga Qeveria e Shqipërisë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Beqiri këtë e ka quajtur si një vendim jo të mençur e të dëmshëm nga qeveria shqiptare.
Edhe Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli është shprehur kundër vendosjes së taksës për veturat që kalojnë nëpër Rrugën e Kombit.
Avdyli ka thënë se autoritetet e Shqipërisë duhet ta shqyrtojnë edhe një herë këtë çështje. Ai thotë se ideja për tarifën është e mirë, por vlera duhet të diskutohet edhe njëherë.
“Autostradat gjithkund paguhen, dhe është normale që do vinte dita kur edhe këto autostradat tona të kombit do të paguheshin si këto në Shqipëri e Kosovë. Derisa ne si Kosovarë ngado që udhëtojmë në rajon paguajmë për disa rrugë, por asnjëherë nuk u ankuam . Prandaj është më se normale që edhe tjerët të fillojnë të paguajnë për rrugët tona dhe ne të paguajmë në Shqipëri”, thotë Avdyli, shkruan Telegrafi.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Nisma, Zafir Berisha, taksën e vënë nga Qeveria e Shqipërisë për “Autostradën e Kombit” e ka cilësuar si të lartë.
Ai ka thënë se në lidhje me çmimin e vënë, Qeveria e Kosovës duhet të japë qëndrimin e saj.
“Për shkak të rrethanave social-ekonomike në Kosovë dhe Shqipëri, taksa në tunelin e Kalimashit është e madhe”.
Analisti, Dastid Pallaska, e ka cilësuar taksën e vendosur nga shteti shqiptar për kalim nëpër autostradën e Shqipërisë, si haraç të vendosur nga kryeministri, Edi Rama, për qëllime të fitimit personal.
“’Haraçi’ i Rrugës së Kombit synon me i zbut humbjet ‘buxhetore’ që Kryeministri i Shqipërisë i ka pësuar nga rënia e përkohshme e ‘biznesit’ të ish Ministrit të Brendshëm. Në të ardhmen e afërt me siguri do të paguajmë edhe për përdorimin e Flamurit Kombëtar”, ka shkruar Pallaska në Facebook.
Ish-kryeministri Sali Berisha, nën qeverisjen e të cilit edhe u ndërtua kjo rrugë, nuk u pajtua me këtë taksë, duke e quajtur si vjedhje.
Ndërkaq, sipas një studimi të fizibilitetit në Rrugën e Kombit kalojnë mesatarisht 6000 vetura brenda ditës.
Një përllogaritje me tarifën minimale pesë euro (sepse ka edhe tarifa të tjera), fitimet do të jenë afër 11 milionë euro në vit.
Por, kur shtohen këtu edhe pagesat për mjete të mëdha si autobus e kamion që tariforen më shumë, atëherë kjo shumë pritet të rritet edhe më.
Për rreth 30 vjet pritet që fitimet të jenë afër gjysmë-miliardi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë