Jose Mourinho e ka festuar golin e fitores së Romës ndaj Cagliarit në mënyrë unike.

Strategu portugez ishte i pezulluar për ndeshjen në Sardegna Arena, pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq në takimin e të dielës ndaj Napolit.


Giallorossët u gjetën në disavantazh nga ekipi i Walter Mazzarrit në pjesën e dytë, mirëpo ia dolën të riktheheshin për të fituar me golat e Roger Ibanez dhe Lorenzo Pellegrini.

Futbollisti italian realizoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë, mirëpo kur kamerat e kapën Mourinhon në tribuna, ai dukej i nervozuar në reagimin e tij sikur të kishte pranuar gol ekipi i tij.

Roma është ngritur në kuotën e 19 pikëve në dhjetë ndeshje në Serie A, ndërsa në fundjavë luan kundër liderit Milan. /Telegrafi/

https://twitter.com/ronaldmorgan_/status/1453458378261471243

telegrafi sport app