Reagimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës lidhur me rrëmbimin e aeroplanit në Bjellorusi dhe arrestimin e një gazetari disident, ka ngjallur debat në opinionin publik.
E para, pasi mënyra e shkruar në gjuhën angleze lë për të dëshiruar.
Rënditja e gabuar e fjalive, ka ngritur dyshime te përdoruesit e kësaj platforme se ministria ka përdorur shërbimin e Google për përkthim “google translate” për shkrimin e këtij statusi.
Po ashtu, ky postim po konsiderohet jodiplomatik dhe joserioz.
Ish-zëvendësministrja e Jashtme e Kosovës Teuta Sahatqija ka thënë se postimi është me plot gabime në gjuhën angleze dhe se me këtë është bërë horë shteti i Kosovës.
“Si ta komentoj këtë tweet të ‘sertë’!!! Më shumë kisha pasur dëshirë të mendoj se Twitteri i MPJ-së është hakuar se sa të lexoj si Kosova ia tregon vendin Putinit, Vuçiqit e besa e udhëzon Evropën se çfarë duhet të bëjë. Kosova në zgjidhje të problemeve globale me një anglishte të nivelit fillestar. Merrni more dikë që di anglisht së paku se horë po e bëni shtetin”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ndaj MPJD ka reaguar edhe gazetari Enver Robelli.
“Postimi i sotëm i MPJ-së së Kosovës në Twitter lidhur me zhvillimet e fundit në Bjellorusi dhe rolin e Rusisë në Ballkan është joprofesional, jodiplomatik dhe joserioz. Postimi i para disa ditëve i MPJ-së në Twitter lidhur me konfliktin në Lindjen e Afërt ishte, po ashtu, joprofesional, i pabalancuar dhe e thjeshtësonte në mënyrë absurde një konflikt ku gjërat s’mund të shihen bardh e zi. MPJ urgjentisht duhet të arrijë nivel profesional të komunikimit me opinionin publik”, tha ai.
Tutje u shpreh se profili i MPJD-së në Twitter nuk është blog apo profil privat Facebooku, ku mund të shkruhet shkel e shko dhe me anglishte të dobët.
“Profili i MPJ-së në Twitter është, në fakt, pasqyrë e qëndrimeve të shtetit kosovar. Me postime si këto të fundit, Kosova shfaqet para botës me një pasqyrë të përlyer. Kësaj praktike duhet t’i jepet fund – menjëherë! Përgjegjësinë e bart jo vetëm MPJ, por tërë kabineti qeveritar, që duket si i përgjumur në komoditet votash”, ka shkruar ai.
Kritika ka pasur edhe në rrjetet sociale nga qytetarët. Komentet në këtë postim ishin të gjitha kritike.
“Zonja ministre, me gjithë respektin, shkruani më mirë në gjuhën gjermane, se sa në atë angleze me Google-Translate”.
“Fshijeni këtë postim më shpejtë se e pasket bo hajgare! Me anglisht nuk jeni kërkah”.
“Demantojeni, shkruajeni na e kanë vjedhur paswordin më mirë”, janë disa nga komentet në këtë post./Telegrafi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë