LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i grekëve shtyn mësimin e shqipes nga fëmijët e emigrantëve në Kretë

Reagimi i grekëve shtyn mësimin e shqipes nga fëmijët e emigrantëve në Kretë

Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në qytetin e Hanias në ishullin e Kretës në Greqi tha sot se ishte shtyrë për të dielën e ardhshme fillimi i kurseve të mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve shqiptarë.

Kjo, sipas organizatës, për arsye se Këshilli i Përgjithshëm Pedagogjik i Hanias do ta diskutonte ditën e hënë vendimin për shkollën në të cilën do të zhvillohej mësimi i shqipes.

Organizata e emigrantëve njoftoi ndërkaq se mësimi i gjuhës shqipe ishte zhvilluar siç ishte parashikuar në një rajon tjetër, në qytezën e Paliohoras, po në këtë ishull, ku morën pjesë sipas organizatës, 38 fëmijë. Media greke raportoi se në ishullin e Kretës nxënës dhe prindër grekë protestuan dy ditë më parë kundër mësimit të gjuhës amtare nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë që ndodhen në qytetin Hania.


Burimet greke thanë se të premten, më 26 janar, drejtori i gjimnazit ku pritej të niste mësimi i shqipes këtë të diel, dha dorëheqjen. Disa nga mediat greke e vlerësuan ngjarjen si “shpërthim nacionalizmi dhe ksenofobie në një shkollë në Hania në kohën që Athina dhe Tirana po bëjnë me shpejtësi hapa për zgjidhjen e problemeve ndërmjet tyre, me synim të menjëhershëm heqjen e Ligjit të Luftës, të vendosur që nga viti 1940”.

Të dielën e kaluar, në gjimnazin e parë të Hanias komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Hania organizoi një ceremoni për fillimin e mësimeve të gjuhës shqipe nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë. Por prindër dhe mësues grekë reaguan duke kërkuar anulimin e këtij vendimi të drejtorisë dhe kjo i detyroi autoritete vendore të arsimit të shtyjnë mësimin e shqipes që pritej të niste këtë të diel.

Komuniteti i emigrantëve shqiptarë në Hania ka shprehur vendosmërinë për fillimin e kurseve të gjuhës shqipe në këtë rajon.

Në Greqi shqiptarët përbëjnë komunitetin më të madh të emigrantëve të huaj dhe një nga sfidat e tyre është mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët. Në Athinë dhe Selanik funksionojnë disa kurse për mësimin e shqipes, të hapura nga organizata të emigrantëve, por nevojat janë të mëdha në shumë rajone ku është përqëndruar komuniteti i shqiptarëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori