LAJMI I FUNDIT:

Reagimi emocionues i vëllezërve Klitschko pas sulmit që Rusia i bëri Ukrainës: Është një tragjedi e madhe për gjithë botën, forcat ukrainase po e mbrojnë me heroizëm tokën tonë

Reagimi emocionues i vëllezërve Klitschko pas sulmit që Rusia i bëri Ukrainës: Është një tragjedi e madhe për gjithë botën, forcat ukrainase po e mbrojnë me heroizëm tokën tonë

Dy legjendat e boksit, vëllezërit Vitali dhe Wladimit Klitschko kanë reaguar për luftën në Ukrainë.

Ish-kampionët e botës në boksin profesionist kanë publikuar një video të përbashkët ku kanë dhënë një mesazh në tri gjuhë të ndryshme, ukrainase, ruse dhe në anglisht.

Dyshja kanë thënë se ushtarët ukrainas po e mbrojnë me heroizëm tokën e tyre, derisa kanë kërkuar edhe mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare.


“I ftojmë të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që ta vëzhgojnë dhe ta shohin këtë tragjedi që po ndodh në Ukrainë dhe këtë luftë pa kuptim dhe pa sens, e cila nuk do të ketë as fitues as humbës”.

“Duam t’ju themi se ne duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër këtij agresioni, kundër agresionit rus. Mos e leni të ndodh kjo në Ukrainë, të ndodhë në Evropë, dhe eventualisht edhe në botë. Së bashku jemi më të fortë, mbështeteni Ukrainën”, thonë vëllezërit Klitschko.

“Sot është një tragjedi e madhe – jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Evropën dhe botën. Forcat e Armatosura të Ukrainës po mbrojnë me heroizëm tokën tonë”.

“Ne në Kiev sigurojmë funksionimin e infrastrukturës kritike të kryeqytetit. Ne bëjmë gjithçka për ta mbrojtur qytetin tonë. Qëndrueshmëri dhe vendosmëri. Unitet dhe mendje e ftohtë! Vetëm kështu do të mbijetojmë! Lavdi Ukrainës!”, thuhet në postimin e vëllezërve ukrainas.

Kujtojmë që Vitali Klitschko është një politikan ukrainas që aktualisht ka edhe pozitën e bashkiakut në Kiev, derisa Wladimir i është bashkuar forcave rezervë të ushtrisë ukrainase.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori