LAJMI I FUNDIT:

Reagimi i bashkësisë hebreje në Kosovë për injorimit të konsulles Teuta Sahatqija nga ambasadorja e Shqipërisë në OKB

Reagimi i bashkësisë hebreje në Kosovë për injorimit të konsulles Teuta Sahatqija nga ambasadorja e Shqipërisë në OKB

Bashkësia hebre-Bet Izrael Kosova ka reaguar sot pas lajmit në media lidhur me injorimin që i është bërë konsulles së Kosovës në New York, Teuta Sahatqija nga ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare si dhe mos prezantimit të meritave në Kosovës në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në reagimin e kësaj bashkësie thuhet se populli shqiptar në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore me vetëmohim dhe sakrificë ka mbrojtur dhe shpëtuar familjet hebraike në Kosovë dhe këtë e dëshmon njohja e kontributeve të disa familjeve nga ana e Institutit Yad Vashem në Jerusalem, Institut që punon në identifikimin e familjeve që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB nuk deklarohet pas injorimit që i bëri konsulles së Kosovës, Teuta Sahatqija 
Lexo po ashtu Ambasadorja e Shqipërisë në OKB nuk deklarohet pas injorimit që i bëri konsulles së Kosovës, Teuta Sahatqija 

Lexoni të plotë reagimin e Bet Izrael Kosova


“Të nderuara media të Republikës së Kosovës, na lejoni që përmes këtij reagimi të shprehim mllefin tonë ndaj fjalimit të diplomates shqiptare në organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Më datë 05.02.2019 përmes disa medieve elektronike në Kosovë, jemi informuar në lidhje me Konferencën ” Një çështje e njerëzimit : Shpëtimi i Hebrenjve në Shqipëri gjatë Holokaustit”, që është mbajtur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe sjelljen e Ambasadores së Shqipërisë në OKB, znj. Besiana Kadare ndaj konsulles së përgjithshme në Konsullatën e Republikës së Kosovës në New York, znj. Teuta Sahatqija.

Për Bashkësinë Hebreje –Bet Izrael Kosova nëse këto që mediet theksojnë janë të vërteta, atëherë jo vetëm që është e papranueshme një sjellje e tillë por është edhe sjellje injorimi ndaj diplomates kosovare, e posaçërisht në lidhje me kërkesën e saj për të prezantuar marrëdhëniet ndihmën dhe trajtimin qe iu bë popullit hebrenj nga popullit shqiptar i Kosovës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Populli shqiptar në Kosovë, gjatë Luftës së Dytë Botërore me vetëmohim dhe sakrificë ka mbrojtur dhe shpëtuar familjet hebraike në Kosovë dhe këtë e dëshmon njohja e kontributeve të disa familjeve tona nga ana e Institutit Yad Vashem në Jerusalem, Institut që punon në identifikimin e familjeve që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mohimi i së drejtës për të folur dhe prezantuar historinë e popullit të Kosovës dhe të hebrenjve që u shpëtuan në Kosovë, paraqet jo vetëm një akt të papëlqyeshëm të diplomates shqiptare, por edhe një skandal, sidomos kur të dihet mirë se diplomatja vjen nga Republika e Shqipërisë.

Bashkësia Hebreje –Bet Izrael Kosova pret dhe kërkon nga Ministria e Punëve te Jashtme e Shqipërisë që të thërras në përgjegjësi ambasadoren znj. Kadare dhe që mos të lejojë përsëritjen e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Bashkësia Hebreje –Bet Izrael Kosova edhe një herë i kërkon falje gjithë popullit të Kosovës për këtë sjellje të Ambasadores së Shqipërisë në OKB znj. Besiana Kadare”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori