Jennifer Lopez ka shkëlqyer në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “MTV Video Music Awards 2018”.

Ajo u nderua me çmimin honorifik për vepër jetësore, në sajë të karrierës së saj të suksesshme ndër vite.


GettyImages 1020387324

Si rrjedhojë, Jennifer Lopez ka bërë një performancë spektakolare parashikuesve të MTV VMA-së, duke interpretuar disa nga hitet e saj më të mëdha ndër vite.

Lopez ishte shoqëruar në këtë mbrëmje nga i dashuri i saj, Alex Rodriguez.

GettyImages 1020326232

Ky i fundit, duket se ka ngelur i mahnitur nga performanca ‘e nxehtë’ e të dashurës së tij në skenë.

Në rrjetet sociale, është publikuar një video e shkurtër, e cila shfaq momentin kur Alex po xhironte, teksa Jennifer Lopez bënte ‘twerk’ në skenë.

https://twitter.com/CaseyBake16/status/1031727642360401920

Reagimi i tij duket të ketë qenë vërtetë interesant, pasi i njëjti ka shijuar paraqitjen e të dashurës së tij.

Alex bëri edhe fotografin në tapetin e kuq, teksa i fotografoi të pasmet Jenniferit në paraqitjen e saj në hyrje të programit. /Telegrafi/

GettyImages 1020485658