LAJMI I FUNDIT:

RB Leipzig kërkon zbritje, ose duhet ta kthejë Schickun te Roma

RB Leipzig kërkon zbritje, ose duhet ta kthejë Schickun te Roma

Drejtori sportiv i RB Leipzig, Markus Krosche, ka paralajmëruar se klubi i tij nuk mund të paguajë 29 milionë euro për ta blerë Patrik Schickun nga Roma që është në huazim.

Klubi i Leipzigut ka të drejtën e blerjes për 29 milionë euro sa i përket Schick dhe bëhet aktiv nëse klubi e siguron kualifikimin për në Ligën e Kampionëve edhe në sezonin e ardhshëm.

Sipas Markus Krosche, sulmuesi do të qëndrojë në Gjermani nëse Roma pranon një zbritje.


“Nuk do të jetë e mundur për ne që të paguajmë shumën e plotë për të nënshkruar me Schick”.

“Ne duam të gjejmë një zgjidhje”, ka thënë Krosche për Sport Bild.

Afati kalimtar pritet të ndrshojë, të paktën për këtë vit, pasi klubet kanë mungesë të parave dhe më shumë do të përdoren shkëmbimet.

24-vjeçari çek ka shënuar shtatë gola dhe ka siguruar tre asistime në 19 paraqitje për klubin e Bundesligës këtë sezon. /Telegrafi/