Dje në pesë qytete të Maqedonisë së Veriut u mbajt Raundi Rajonal i Olimpiadës së Ekonomiksit

Dje, më 5 maj 2023, u mbajt raundi rajonal i Olimpiadës së Ekonomiksit, me pjesëmarrje të 27 shkollave të mesme dhe 256 nxënës nga 8 qytete të vendit, të cilët garuan në pesë rajone testimi. Ky aktivitet organizohet nga Instituti Alternativa Liberale (LAI), Economic Fundamentals Initative nga SHBA-ja dhe Instituti për Edukim Ekonomik INEV nga Republika Çeke, të cilat kanë për qëllim promovimin e edukimit ekonomik tek të rinjtë e vendit.
Olimpiada e Ekonomiksit përbëhet nga katër raunde: shkollor, rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Nxënësit më të mirë nga raundi i sotëm rajonal do të kalojnë në nivel kombëtar, i cili do të mbahet në 24 Qershor në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Raundi kombëtar do të jetë ngjarje një-ditore me fjalime të stilit TEDx midis dy fazave të testimit. Të gjitha shkollat pjesëmarrëse, studentët e universiteteve dhe publiku i gjerë janë të ftuar të marrin pjesë në këtë aktivitet.
Pesë qytetet e testimit rajonal janë Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Struga, me universitete partnere duke përfshirë Universitetin e Tetovës, Universitetin Nënë Tereza në Shkup dhe Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.
Partner i raundit kombëtar është Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë. Përveç testimit, në çdo rajon është organizuar punëtori e hapur e bazuar në librin “EKONOMIKSI I MENDIMIT PRAKTIK”, ku folësit diskutuan tema të ndryshme që lidhen me ekonominë. Nxënësit dhe pjesëmarrësit kishin mundësi të mësojnë nga ekspertë të fushës dhe të fitojnë njohuri mbi çështjet ekonomike të botës reale.
“Ju urojmë të gjithë nxënësve pjesëmarrës dhe profesorëve të tyre sukses dhe duam t’u kujtojmë të gjithëve se pjesëmarrja në këtë olimpiadë është e rëndësishme. Edhe nëse nuk kalojnë në raundin tjetër, njohuritë e marra nga pjesëmarrja do të jenë të dobishme për ta”, tha koordinatori i garave rajonale z. Avni Arifi.
Olimpiada e Ekonomiksit promovon edukimin ekonomik, një aftësi thelbësore për të rinjtë që do të jetë e dobishme gjatë gjithë jetës së tyre. Përkrahja e donatorëve, mbështetësve dhe institucioneve akademike ofron siguri të mëtejshme se kjo iniciativë është në rrugën e duhur.
Tre nxënësit me pikët më të larta në çdo rajon do të marrin dhurata nga mbështetja bujare e donatorëve tanë. 50 nxënësit më të mirë nga garat rajonale do të kalojnë në raundin kombëtar, ku pesë nxënësit më të mirë do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në garat ndërkombëtar që do të mbahen në Bratislavë në shtator 2023.
“Pasi këto gara planifikohen të organizohen çdo vit, inkurajojmë posaçërisht profesorët të angazhohen me nxënësit e tyre për pjesëmarrje më masive në Olimpiadën e Ekonomiksit duke marrë parasysh edhe faktin se mundësi të tilla në gjuhën shqipe janë shumë të rralla. Presim angazhim më të theksuar nga shkollat e mesme ekonomike, të cilat në krahasim me shkollat e tjera të mesme, nuk janë aq aktive edhe pse garat në fushën e tyre përkatëse” – theksoi drejtori i Institutit Alternativa Liberale, z. Orhan Ceka.
Olimpiada e Ekonomiksit është pjesë e Programit për Edukim Ekonomik, I cili zbatohet nga Instituti Alternativa Liberale në partneritet me Economic Fundamentals Initative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

DAP: Afati i fundit për paraqitjet TVSH-04 është 25 shkurti, deri dje janë parashtruar vetëm 25 për qind e numrit të përgjithshëm

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

“Arkitektura më e bukur fetare në botë” – Xhamia e Elbasanit merr çmimin e parë

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit