LAJMI I FUNDIT:

Ratcliffe takohet me trajnerin e ri të Man United – strategu i premton zgjidhjen e probleme sportive

Ratcliffe takohet me trajnerin e ri të Man United – strategu i premton zgjidhjen e probleme sportive

Thomas Tuchel thuhet se u takua me pronarin e ri të Manchester United, Sir Jim Ratcliffe javën e kaluar për zëvendësimin e mundshëm të Erik ten Hag, duke paraqitur planet për atë që do të bënte nëse do të bëhej trajneri i ri i klubit.

United aktualisht po shqyrton pozicionin e holandezit në klub pas asaj që ishte një edicion të mjerueshëm deri në triumfin e tyre final të FA Cup ndaj Man City.

Përfundimi në vendin e tetë në Ligën Premier ishte më i ulëti i tyre në 34 vjet dhe ata përfunduan me një diferencë negative golash – diçka krejtësisht e paimagjinueshme vetëm disa vite më parë.


Çmenduria e Man United për lojtarin që ka shkëlqyer vetëm këtë sezon - ofron 65 milionë euro
Lexo po ashtu Çmenduria e Man United për lojtarin që ka shkëlqyer vetëm këtë sezon - ofron 65 milionë euro

Gazetari i BILD, Christian Falk, ka konfirmuar tani se Ratcliffe ka mbajtur së fundmi një takim ballë për ballë me Thomas Tuchel.

Falk shkroi në Twitter: “Kishte një takim në Monako të martën e kaluar midis Thomas Tuchel dhe aksionerit të ri të Manchester United, Jim Ratcliffe|.

“Tuchel zbuloi planet e tij nëse do të merrte postin e trajnerit në rast të shkarkimit të Erik ten Hag. Tuchel thuhet se i ka shpjeguar bashkëpronarit të United se si mund t’i kthejë në rrugën e duhur problemet sportive të United si Sancho dhe Mason Mount”.

“Tuchel përmendi Antonio Rudiger si shembull se ai kishte arritur tashmë në të kaluarën në kthimin e lojtarëve me potencial të madh në performancën më të mirë”, ka shtuar më tej Falk.

E ardhmja e Jadon Sancho është në ajër pas asaj që ishte një periudhë e suksesshme huazimi gjashtëmujore me Borussia Dortmund.

Anësori anglez ndihmoi klubin gjerman të arrinte në finalen e Ligës së Kampionëve pasi u bashkua në janar pas një mosmarrëveshjeje me Ten Hag.

Mount nuk ia doli kurrë të tregonte vetën pasi nënshkroi për 70 milionë euro verën e kaluar me mesfushorin sulmues që po luftonte me lëndime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori