Sipas kolumnistit Damir Rastoder, nisma “Ballkani i Hapur” tashmë i ka orët e numëruara para vdekjes përfundimtare derisa inciatorët e kësaj nisme sipas tij e bënë që kjo iniciative ballkanike të dështojë.
Sipas Rastoderit, që nga përfundimi i luftërave në ish-Jugosllavi deri më sot kemi patur 72 iniciativa të ndryshme rajonale që në rend të parë kanë përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton Telegrafi.
Në kolumnen e publikuar në mediumin sarajevas Politicki.ba, Rastoder ka shkruar se disa nga këto projekte u zhdukën ende pa ardhur në jetë, të tjera zgjatën më pak se pushimet dimërore, të tjera u zhdukën kur edhe krijuesit e tyre u larguan nga skena politike ose humbën zgjedhjet në vendet e tyre, të tjerat thjesht humbën në djerrinën e Ballkanit për shkak të problemeve të pazgjidhura nga e kaluara.
Emëruesi i përbashkët i të gjitha nismave është se ato ishin të pasuksesshme dhe të pazbatueshme, me përjashtim të CEFTA-s, kryesisht për faktin se ajo i referohej ekskluzivisht qarkullimit të lirë të mallrave.
Në thelb, ishte një marrëveshje e tregtisë së lirë, kështu që politika kishte disi më pak ndikim në zbatimin aktual të një nisme dominuese ekonomike.
Sapo u shfaq ambicia, madje edhe nevoja, për të zgjeruar CEFTA-n në disa fusha të tjera përveç tregtisë, ajo pësoi fatin e projekteve të tjera rajonale. Vërtetë, ajo nuk vdiq, por vështirë se mund të ringjallet në mënyrën që ishte planifikuar fillimisht.
Si vazhdim i një nisme të dështuar, Procesi i Berlinit u promovua nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel. Ai është përveç të ashtuquajturit katër liritë ekonomike (lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve) të ofruara për ndihmë në ndërtimin dhe rinovimin e infrastrukturës dhe bashkëpunimin e të rinjve nga rajoni.
Efektet e procesit të Berlinit ishin të njëjta me politikën e krijueses së tij kryesore, Angela Merkel – “shumë zhurmë, pak mjaltë”.
Të pakënaqur me faktin se integrimi evropian i vendeve të rajonit është në krizë dhe se në të ardhmen e parashikueshme nuk do të ketë zgjerim të BE-së, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq nisin nismën “Mini Shengen”, e cila së shpejti ndryshon emrin në Ballkan të Hapur.
Ata përdorin si mosfunksionalitetin ashtu edhe joefektivitetin e nismave të tjera rajonale (CEFTA dhe Procesi i Berlinit) dhe nisin projektin e tyre me një emër të këndshëm.
Dallimi kryesor në krahasim me të gjitha nismat e tjera të ngjashme është se propozimi vjen “nga poshtë”, nga toka, nga vetë liderët ballkanikë, pa pjesëmarrjen e BE-së apo SHBA-së.
Vuçiq dhe Rama e mbrojtën fëmijën e tyre ekskluzivisht me argumente ekonomike, duke theksuar se “Ballkani i Hapur” do të kontribuojë në një shkëmbim më të madh tregtar dhe një bashkëpunim më të mirë të përgjithshëm mes vendeve të rajonit.
Ish-kryeministri maqedonas Zoran Zaev me naivitet dhe fëmijëri e pranon iniciativën, duke besuar se përmes Ramës do të marrë mbështetjen edhe të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët janë faktor i domosdoshëm për formimin e çdo qeverie në atë vend.
Nga ana tjetër, duhet të marrë për ortak Vuçiqin, i cili përndryshe e ka përkrahur deri ditën e fundit konkurrentin e tij Nikolla Gruevski.
Në trazirat që ndodhën në Kuvendin e Maqedonisë gjatë ndërrimit të qeverisë morën pjesë edhe përfaqësues të ambasadës serbe në Shkup, në përpjekje për të mbajtur Gruevskin kryeministër.
Përderisa Zaevi udhëhiqej nga interesat politike në baza ditore, për të kënaqur, mbi të gjitha, për t’i qetësuar kolegët e lagjes, Vuçiq dhe Rama panë në “Ballkanin e Hapur” një shans që të gjithë serbët, pra shqiptarët të gjenden nën një ombrellë.
Në Serbi projekti pati mbështetjen më të madhe. Zërat kundër “Ballkanit të Hapur” mezi dëgjoheshin ose ishin sporadikë.
Në Maqedoni ajo mbështetje nuk ishte plebishitare, madje presidenti Stevo Pendarovski shprehu rezerva për këtë projekt. Në Shqipëri, sipas hulumtimit të kryer atje, vetëm 26% e të anketuarve e kanë vlerësuar pozitivisht nismën.
Në Kosovë, qeveria dhe opozita, si dhe shoqëria civile, pothuajse unanimisht refuzuan të diskutojnë fare për “Ballkanin e Hapur”, sepse procesi i Berlinit është një kornizë më e mirë dhe më e pranueshme për bashkëpunim rajonal, sepse zhvillohet nën patronazhin e BE-së.
Në Mal të Zi ka pasur një polarizim të qartë të shoqërisë edhe për këtë çështje. Partitë pro-serbe dhe natyrisht Dritan Abazoviq shprehën gatishmërinë për t’iu bashkuar “Ballkanit të Hapur”, ndërsa pjesa sovraniste e spektrit politik u shpreh kundër, duke theksuar se është një projekt politik par excellence dhe jo një nismë ekonomike.
Ne kishim një situatë të ngjashme në Bosnje. Serbët ishin pro, boshnjakët kundër e kroatët abstenuan. Vetëm Konakoviq dhe Nikshiq, nga politikanët boshnjakë, treguan gatishmëri për ta diskutuar atë, edhe pse me turp. Dhe ky ishte fundi i saj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Maqedonia e Veriut dhe Hungaria nënshkruan plan aksioni për këmbim të ekspertizës nga ana e Akademisë diplomatike hungareze për nëpunës publik

Kurti vs Prokuroria Speciale – Sejdiu: Kurti e luan viktimën, po kërkon vëmendje

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës