LAJMI I FUNDIT:

Rasti i paraburgimit të Sead Koçan kthehet në Gjykatën Penale

Rasti i paraburgimit të Sead Koçan kthehet në Gjykatën Penale

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për shfuqizimin e paraburgimit të Sead Koçan, i cili është i dyshuar në rastin “Trust” të PSP-së, Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1, duhet të vendosë a do t’ia kthejë paraburgimin apo do të mbetet në liri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjykata e Lartë shfuqizoi vendimin e Gjykatës Penale dhe të Apelit, të cilët vendosën që biznesmeni të shkojë në burg, me kërkesë të PSP-së.

Shfuqizohet paraburgimi për biznesmenin Sead Koçan
Lexo po ashtu Shfuqizohet paraburgimi për biznesmenin Sead Koçan

Gjykata Themelore Shkupi 1 përsëri do të vendos a do të ketë paraburgim, për shkak se lënda kthehet në fazën kur përsëri do të vendoset pas ankesës së PSP-së kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake.


Gjykata e Lartë vendimin për të shfuqizuar masën e paraburgimit për Sead Koçan, e solli me kërkesë të prokurorit publik Marko Zvërlevski, për të cilin PSP-ja tha se nuk është i autorizuar për një kërkesë të tillë./Telegrafi/

PSP: Shfuqizimin e paraburgimit për Sead Koçan e ka kërkuar personi i paautorizuar
Lexo po ashtu PSP: Shfuqizimin e paraburgimit për Sead Koçan e ka kërkuar personi i paautorizuar