Rastet se si Mali bullizohet nga Selin e kërcënohet nga Miri në Big Brother VIP Albania

Këngëtari nga Kosova, Mal Retkoceri, është njëri nga banorët e Big Brother VIP Albania 5.
Që nga hyrja në këtë format ai ka pasur diskutime, debate e përplasje me disa nga banorët atje.
Ka qenë Selin Bollati e Miri që vazhdimisht i kanë hedhur fjalë e madje e kanë ofenduar.

Në TikTok janë publikuar disa pamje të ndryshme, ku ai shihet duke u bullizuar nga këta dy.
Selin një herë e përqesh për të folurën për shkak të dialektit, e më pas i vë edhe epitete të shumta.

"Derr", "Megashkurtabiq", "Derr", "Qen", kanë qenë disa nga fjalët që i ka thënë.
Miri nga ana tjetër e ka kërcënuar në disa raste dhe e ka bërë të ndihet keq.
Mbetet për t'u parë nëse do të ketë ndonjë ndëshkim nga produksioni në lidhje me këtë. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 hours ago
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























































