LAJMI I FUNDIT:

Rashiq thotë se në Samitin e Parisit do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë (Video)

Rashiq thotë se në Samitin e Parisit do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë (Video)

Kryetari i Partisë Progresiste Demokratike, Nenad Rashiq në një intervistë për emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth Samitit të Berlinit, i cili është mbajtur më 29 prill, si dhe për Samitin e radhës, i cili do të mbahet në kryeqytetin e Francës, Paris.

Rashiq deklaroi se në Samitin e Berlinit është konfirmuar qëndrimi i shteti gjerman kundër ndryshimit të kufijve.

“Takimi nuk ka qenë teknikisht serioz, ka qenë një rritje e problemit ose e vëmendjes së bisedave në nivel më të lartë. Gjermania është kundër ndarjes dhe korrigjimit të kufirit. Konsideroj që ka rënë poshtë ideja e korrigjimit të kufirit”, është shprehur Rashiq.


Nenad Rashiq gjatë intervistës për emisionin “Përballje” që transmetohet në RTV Dukagjini e Telegrafi.com

Mes tjerash, Rashiq ka thënë se ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve ka qenë vetëm për përdorim të brendshëm, dhe se nuk mund të realizohet.

“Ideja e presidentit Thaçi ka qenë vetëm sa për të manipuluar me njerëzit e Kosovës. Pas takimit të Berlinit është e qartë se nuk do të ketë diçka të tillë”, ka theksuar ai.

Rashiq thotë se pas mbajtjes së Samitit të Berlinit e deri në Samitin e Parisit do të shtohet intensiteti i takimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Do të shtohet intensiteti i takimeve, në Samitin e Parisit do të ketë diçka zyrtarisht, që do të quhet si marrëveshje në parim. Por, nuk e di se çfarë marrëveshje do të jetë”, tha ai.

Rashiq deklaroi se asnjëra palë as ajo e Kosovës dhe as e Serbisë nuk po tregojnë asgjë, dhe se çdo iniciativë që është e fshehur në një moment do të kontestohet ligjshmëria e saj.

Ai ka thënë se gjatë qershorit do të ketë shtim të takimeve para datës 1 korrik kur në Francë do të mbahet takimi i radhës i ftuar kësaj radhe nga presidenti i Francës Emmanuel Macronn./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori