Trajneri i Werderit, Kohfeldt: Rashica mund të debutojë kundër Schalkes

Milot Rashica mund të debutojë nga minuta e parë për Werder Bremenin kundër Schalke 04 të shtunën.
Sulmuesi anësor që është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës, në ditën e fundit të afatit kalimtar u bashkua Werder Bremenin nga Vitesse.
Flitet se marrëveshja e tij është arritur për 7.5 milionë euro.

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, beson shumë në talentin kosovar dhe përgatitjen e tij të mjaftueshme.
“Miloti është lojtar që mund të na ndihmojë shumë. Ai ka kualitete të shkëlqyera”.
“Është e mundshme që të luajë kundër Schalkes. Ai patjetër do të jetë në skuadër”, ka thënë trajneri i Werder Bremenit.
Rashica është lojtar me kualitete të larta, pasi posedon shpejtësi dhe driblim, që do t’i ndihmojë shumë në Bundeliga. /Telegrafi/


















































