Rashani transferohet ne Superligën e Turqisë, sot pritet prezantimi zyrtar

Elbasan Rashani është larguar nga futbolli norvegjez pas disa viteve të kaluara aty.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës karrierën do ta vazhdoj në futbollin turk tek skuadra Erzurumspor.
27-vjeçari u largua nga skuadra norvegjeze Odds BK pas një kohe të gjatë, pasi i kishte skaduar kontrata.
Edhe pse kishte disa oferta, Rashani vendosi që karrierën ta vazhdoj te Erzurumspor.
Ai tani ka mbërritur në Turqi ku Erzurumspor i ka shprehur mirëseardhje, teksa zyrtarizimi i tij dhe prezantimi tek ekipi i ri bëhet gjatë ditës së sotme.
Reprezentuesi kosovar kësisoj bën një hap të madh në karrierën e tij, ndërsa synimi i tij është ta ndihmojë Erzurumin për t'iu shmangur rënies.
Gjithsesi detajet e kontratës dhe ato financiare ende nuk janë bërë të ditura. /Telegrafi/
https://twitter.com/Erzurumspor_Net/status/1353117144570089472



















































