Basketbollistët e Oklahoma City Thunder pësuan një humbje të ngushtë në parketin e tyre, duke u mposhtur nga Toronto Raptors me rezultatin 103:101.

Skuadra kanadeze u udhëhoq drejt fitores nga Immanuel Quickley, i cili realizoi 23 pikë, 11 ribaunde dhe dy asistime. RJ Barrett kontribuoi me 14 pikë, gjashtë ribaunde dhe dy asistime, ndërsa Brandon Ingram shtoi 13 pikë, pesë ribaunde dhe katër asistime.


Me nga dhjetë pikë kontribuan Barnes, Dick dhe Mamukelashvili. Barnes regjistroi gjithashtu 11 ribaunde dhe tetë asistime, Dick shtoi tre ribaunde, ndërsa Mamukelashvili pesë ribaunde dhe tre asistime.

Në anën tjetër, Shai Gilgeous-Alexander ishte më i miri për Oklahoma Cityn me 24 pikë, gjashtë asistime dhe tre ribaunde. Luguentz Dort shtoi 19 pikë, tetë ribaunde dhe dy asistime, ndërsa Jalen Williams kontribuoi me 15 pikë dhe pesë ribaunde.

Në ndeshjet e tjera, Golden State Warriors regjistroi një fitore bindëse 111:85 ndaj Minnesota Timberwolves. Stephen Curry shkëlqeu me 26 pikë, shtatë asistime dhe dy ribaunde, ndërsa Anthony Edwards ishte më i miri për Minnesotan me 32 pikë, 11 ribaunde dhe dy asistime.


Me këtë paraqitje, Curry u bë shënuesi i 20-të më i mirë në historinë e NBA-së, duke kaluar legjendën John Havlicek dhe duke barazuar vendin e 19-të në listën e të gjitha kohërave me Paul Pierce, me nga 26,397 pikë secili.

Një tjetër surprizë u regjistrua në San Antonio, ku Spurs u mposhtën në shtëpi nga New Orleans Pelicans me rezultatin 104:95.

Rezultatet:

Detroit – Sacramento 139:116

Minnesota – Golden State 85:111


- YouTube www.youtube.com

Oklahoma City – Toronto 101:103


- YouTube www.youtube.com

San Antonio – New Orleans 95:104

Phoenix – Miami 102:111

LA Clippers – Brooklyn 126:89


- YouTube www.youtube.com

telegrafi sport app