Afër pendës së Livoqit janë hasur eshtra që dyshohet të jenë të njerëzve

Policia e Gjilanit njofton se gjatë punimeve me eskavator afër pendës tek Liqeni i Livoqit, janë gjetur disa eshtra.
Ashtu siç u raportua, punëtorët e kompanisë punëkryese kanë hasur në eshtra, të cilat dyshohet se janë eshtra njerëzish.
Policia, prokurori kujdestar mbrëmë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ndërsa theksohet se rasti është duke u hetuar.
“Raportohet se gjatë punimeve afër pendës (digës) së një liqeni janë gjetur disa eshtra. Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































