Ky është momenti kur një aeroplan u rrëzua në det nga ku mbetën të vdekur gjashtë persona në bord.

Kjo ndodhi vetëm pak metra larg një hoteli luksoz përgjatë bregdetit të Tajlandës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Dhe pamjet thuhet se tregojnë Viking DHC-6 Twin Otter duke u zhytur në ujë në distriktin Cha-am, rreth 80 milje në jugperëndim të kryeqytetit, Bangkok.

Mysafirët e tmerruar në një hotel aty pranë panë aeroplanin teksa u përplas në oqean gjatë një ushtrimi 'praktikimi parashute' pak pas orës 8 të mëngjesit sipas orës lokale.

Isara Supasa tha se dëgjoi motorin e aeroplanit dhe e pa atë të zhytej në ujë të cekët.

Pesë persona u nxorën nga uji nga zhytësit, por u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Një person i gjashtë vdiq më vonë në spital, sipas një deklarate të Policisë Mbretërore të Tajlandës në Facebook.

Autoritetet po shqyrtojnë regjistruesin e të dhënave të kutisë së zezë të aeroplanit për të përcaktuar shkakun e rrëzimit. /Telegrafi/