LAJMI I FUNDIT:

Raportohet për një shpërthim të ri të një sëmundjeje bakteriale në Kinë, qindra njerëz rezultojnë pozitivë me “ethe mesdhetare”

Raportohet për një shpërthim të ri të një sëmundjeje bakteriale në Kinë, qindra njerëz rezultojnë pozitivë me “ethe mesdhetare”

Qindra njerëz në veriperëndim të Kinës kanë rezultuar pozitivë me një sëmundje bakteriale, deklaruan autoritetet e vendit, një shpërthim i shkaktuar nga një kompani farmaceutike vitin e kaluar.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Komisioni Shëndetësor i Lanzhou, në provincën e Gansus, konfirmoi se 3,245 persona ishin infektuar me sëmundjen e brucelozës, e cila shpesh shkaktohet nga kontakti me bagëtinë që mbart bakteret brucella.

Raportohet se edhe 1,401 njerëz patën rezultuar pozitivë në fillim me këtë sëmundje, megjithëse nuk është konfirmuar ndonjë fatalitet.


Bëhet e ditur se deri më tani janë testuar rreth 21 mijë persona në qytetin e 2.9 milionë banorëve.

Sëmundja e njohur gjithashtu edhe si ethet e Maltës ose “ethe mesdhetare”, mund të shkaktojë simptoma si dhimbje koke; dhimbje muskulore, ethe dhe lodhje.

Disa prej simptomave mund të bëhen kronike madje nuk nuk zhduken kurrë si artriti ose ëntja në organe të caktuara sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

FBI me dokumente të reja sekrete për vrasjen e John Kennedy

Amerika
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Dronët ukrainas godasin tubat e naftës ruse – bazat ajrore si dhe fabrikat e helikopterëve

Evropa
Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Rusia kryen sulm të madh me raketa dhe dronë në Ukrainë, NATO ngrit në qiell aeroplanët F-15 dhe F-35 në kufirin e saj lindor

Evropa
Kalo në kategori