Ndotja e mjedisit vazhdon të jetë e lartë në zona urbane e rurale pa përjashtim.

Qytetarët e komunave të ndryshme tashmë po vazhdojnë raportimet e tyre për këtë dukuri të shëmtuar.


Së fundmi qytetarët e Komunës së Obiliqit në platformën ndreqe.com, kanë raportuar ndotjen e lumit Sitnica në fshatin Plemetin.

Lumenjtë në Kosovë prej kohësh tashmë janë shndërruar si bartës të mbeturinave të hedhura nga qytetarë dhe subjekte të pandërgjegjshme.

Edhe qytetarët e Komunës së Skenderajt në këtë platformë, kanë raportuar një shkelje mjedisore.

Përditësimin rreth këtij raportimi mund t'a shihni në këtë link: https://ndreqe.com/report/7200.

Vazhdoni të raportoni shkeljet mjedisore, në mënyrë që të ndalojmë degradimin e mjedisit.

ndreqe.com mbështetet nga projekti “Kosovo Climate Promise Project” që implementohet nga @UNDP Kosovo dhe financohet nga Qeveria e Japonisë.