Zyra Kombëtare e Auditimit ka njoftuar se Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, të premten i ka dorëzuar Kuvendit të Republikës së Kosovës Raportin Vjetor të Performancës (RVP) për vitin 2021.
Sipas njoftimit, ky raport përmban informata të rëndësishme rreth performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit në përmbushjen e obligimeve të saj kushtetuese e ligjore, gjatë këtij viti.
“Puna e Institucionit të Auditorit të Përgjithshëm gjatë vitit 2021 është mbështetur në Planin Strategjik 2018-2021 duke u fokusuar në përmbushjen e misionit kushtetues e ligjor, zhvillimin e kapaciteteve profesionale si dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira me palët e jashtme”.
“Aktiviteti auditues është kryer sipas Planit Vjetor të Auditimit për sezonin auditues 2020/21, ku janë publikuar 131 raporte të auditimit financiar dhe pajtueshmërisë si dhe performancës”, thuhet në njoftimin për media.
Spanca në fjalën e saj bëhet e ditur se ka theksuar se pavarësisht sfidave me pandeminë Covid 19, ZKA-ja ka arritur të përmbushë objektivat institucionale në afat ligjor duke audituar fusha me interes për Kuvendin dhe qytetarët.
“Gjatë vitit 2021, kemi kryer auditimin e Raportit Vjetor Financiar, përfshirë evidencat përkatëse të buxhetit të shtetit për vitin 2020, i cili është mbështetur nga auditimet financiare dhe të pajtueshmërisë të të gjitha organizatave buxhetore, dhe ndërmarrjeve publike”.
“Gjithashtu, kemi kryer auditimet e performancës, prokurimit publik dhe të teknologjisë së informacionit, si dhe auditimet e projekteve të financuara nga fondet e donatorëve”, është shprehur ajo, duke shtuar se për herë të parë në vitin 2021 janë kryer auditimet e veçanta të pajtueshmërisë dhe po ashtu janë audituar informata të klasifikuara me ligj.
Këto auditime thuhet se kanë rezultuar me një numër të konsiderueshëm të rekomandimeve për përmirësimin e menaxhimit të financave publike dhe shfrytëzimin e fondeve publike me efikasitet, efektivitet dhe arritjen e vlerës për para.
“Përmes rekomandimeve të auditimit ZKA-ja ka shtrirë më tej ndikimin e saj, ku është vërejtur një progres i lehtë në rritjen e shkallës së zbatimit të tyre”, ka theksuar Spanca në fjalën e saj.
Për të rritur përgjegjshmërinë në sektorin publik, Auditorja e Përgjithshme ka shpalosur se janë dërguar 52 raste me elemente potenciale të veprave penale, mashtrimit dhe korrupsionit në Prokurori të Shtetit.
“Po ashtu gjatë vitit 2021, ZKA-ja ka avancuar metodologjinë për auditime financiare dhe të pajtueshmërisë, digjitalizimin e punës audituese, duke shtuar dhe përsosur me mundësi të reja sistemin elektronik të auditimit. Raporti përmban informacion të hollësishëm edhe për menaxhimin financiar dhe administrativ të ZKA-së, burimet njerëzore, zhvillimin profesional të stafit si dhe komunikimin dhe bashkëpunimin me publikun dhe palët e interesit”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush
Fitness qendra "Oxygen" në Tetovë, investimi mahnitës që hap dyert nga data 10 janar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025