Platforma për verifikim të fakteve, hibrid.info ka publikuar raportin e dytë vjetor për gjendjen e çrregullimit informativ në Kosovë.
Raporti i bazuar në të dhënat e grumbulluara nga platforma ka për qëllim të pasqyrojë gjendjen e çrregullimit informativ në Kosovë në periudhën vjetore korrik 2023 – qershor 2024.
Raporti përbëhet prej tri pjesëve kyçe: Shqyrtimin dhe analizimin e të dhënave të monitorimit të periudhës njëvjeçare përmes matjeve të ndryshme në funksion të luftimit të çrregullimit informativ; Krahasimin e të dhënave të monitorimit të periudhës në fjalë me atë paraprake vjetore; dhe trajtimin e zhvillimeve më të fundit lidhur me rregullimin e mediave në Kosovë, përfshirë ndryshimet e fundit ligjore sa i përket rregullimit të mediave kosovare, përfshirë ato online.
Festim Rizanaj, hulumtues në “hibrid.info”, gjatë prezantimit të raportit në një konferencë të mbajtur të enjten, ka bërë të ditur se të dhënat monitoruese për çrregullimin informativ kanë treguar se më së shumti ka pasur “Clickbait” si kategori vlerësuese. Rreth 22 për qind e artikujve janë vlerësuar si “Clickbait” dhe në vendin e dytë kanë qenë përmbajtjet keqinformuese të vlerësuara si “Dezinformatë” me 21 për qind.

Në raport bëhet e ditur se artikujt “Clickbait” janë publikuar dhe shpërndarë kryesisht më shumë në fushën e kronikës së zezë dhe temave sociale që nxisin kureshtjen e lexuesve për të klikuar në publikime të tilla. Të gjithë artikujt në këtë kategori janë publikuar në gjuhën shqipe.
“Dezinformatat” më së shumti janë publikuar për çështje politike dhe të sigurisë. Pjesa më e madhe e dezinformatave janë publikuar nga publikues në gjuhën shqipe (85%), duke përfshirë publikuesit në rrjete sociale, media reale dhe ato të dyshimta. Publikuesit në mediat sociale, kryesisht Facebook e TikTok kanë krijuar më së shumti përmbajtje keqinformuese për konfliktin Izrael-Hamas, pasuar nga ngjarjet në veri të Kosovës, për sulmin në Banjskë, shpërthimet në veri, luftën në Ukrainë, armatosjen e Forcës së Sigurisë e të tjera.
Rreth 14 për qind e përmbajtjeve keqinformuese të vlerësuara si “Dezinformatë” të monitoruara gjatë kësaj periudhe janë publikuar në gjuhën serbe dhe ato kryesisht lidhen më shumë me veriun e Kosovës, për sulmin në Banjskë dhe pretendimet se Policia e Kosovës po terrorizon serbët në komunat veriore në Kosovë.
“Dezinformatat e publikuara nga mediat reale në gjuhën serbe janë pjesë e narrativit serb për të keqinformuar lidhur me zhvillimet në Kosovë pa u bazuar në saktësim apo verifikim të fakteve dhe burimeve të informacionit me qëllim të dezinformimit për ngjarje për dhe rreth Kosovës”, thuhet në raport.
Fusha tematike mbi të cilën publikuesit e ndryshëm kanë prodhuar më së shumti përmbajtje keqinformuese është fusha e sigurisë me 27%, e cila pasohet nga përmbajtjet keqinformuese në fushën sociale me 23% dhe fusha politike me 22%.
Tema kryesore e keqinformimit gjatë kësaj periudhe (korrik 2023 – qershor 2024) ka qenë konflikti Izrael-Hamas. Kjo temë ka nxitur publikuesit në shqip, kryesisht faqe, llogari dhe media që operojnë në mediat sociale, që të krijojnë dhe shpërndajnë më së shumti artikuj me përmbajtje keqinformuese përgjatë kësaj periudhe. Për këtë konflikt të huaj janë publikuar rreth 10% e temave, kurse, rastet tragjike renditen në vendin e dytë me 6.5%, si dhe ngjarjet në veriun e Kosovës me 6.3% në vendin e tretë. Kjo është hera e parë që veriu i Kosovës nuk është tema më e trajtuar nga publikuesit në përmbajtjet e tyre keqinformuese.
Institucionet më të përfolura nga artikujt keqinformues janë institucionet kosovare të sigurisë, si Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës lidhur me ngjarje që ndërlidhen me këto institucione të sektorit të sigurisë gjatë kësaj periudhe vjetore. Kurse, personaliteti më i përfolur është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të përmbajtjeve keqinformuese të publikuara nga publikues të ndryshëm për zhvillime kryesisht në fushën politike dhe të sigurisë në Kosovë.
Në këtë konferencë u mbajt edhe diskutimi mbi gjendjen e çrregullimit informativ, rolin e mediave dhe rregullimin e ekosistemit informativ. Panelistët Muhamet Hajrullahu nga Telegrafi.com, Alban Zeneli nga Universiteti i Prishtinës, Pajtim Gashi nga NDI Kosovë dhe Xhemajl Rexha nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës diskutuan për ndikimin e narrativeve propaganduese dhe dezinformimit në media; vështirësitë në verifikimin e burimeve të informacionit dhe rreziqet që lidhen me bërjen e mediave pre e dezinformimit; qasjen e mediave dhe avancimin e tyre në raport me trendet teknologjike; dhe përmirësimin e praktikave gazetareske dhe rolin e edukimit mediatik. Ndërkaq Ardita Zejnullahu nga AMPEK, Faruk Rexhaj nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Rexha i AGK-së diskutuan edhe për gjendjen aktuale të rregullimit të mediave në Kosovës; sfidat dhe zgjidhet e mundshme.
Raporti në fund ka rekomanduar që të shqyrtohet projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave; të ngritën kapacitetet profesionale të mediave; që kontrolluesit e fakteve të intensifikojnë aktivitetet e tyre; që lënda e edukimit medial dhe digjital të përfshihet në shkolla fillore dhe të mesme dhe që të organizohen fushata informative për edukimin medial të popullatës./Hibrid/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Rëndësia e të ushqyerit shëndetshëm, roli i vitaminave dhe mineraleve – flet nutricistja Rexhepi

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës