LAJMI I FUNDIT:

Raporti i Gallup: Shqiptarët më të stresuarit në Ballkan

Raporti i Gallup: Shqiptarët më të stresuarit në Ballkan

Shqiptarët janë më të stresuarit në Ballkan për vitin 2021, sipas rezultateve të raportit të fundit të kompanisë amerikane Gallup.

Matjet e realizuara nga Indeksi i Emocioneve për vitet 2021/2022, tregojnë se 59 për qind e shqiptarëve kanë pohuar se stresi ka mbizotëruar mbi ndjesitë e mira apo pozitive, një shifër kjo goxha shqetësuese.

Raporti për vitin që lamë pas, ka arritur të thyejë edhe rekordin e vitit 2020, vit kur pandemia pushtoi të gjithë globin. Rreth 41 për qind e të rriturve në të gjithë botën, pranuan se në 2021 përjetuan më shumë stres se më parë.


Por duket se një tjetër pandemi është në prag. Vetmia, një fenomen i heshtur, ka një tendencë në rritje. Një e pesta e të intervistuarve, pohuan se nuk kanë një person të vetëm tek i cili mund të mbështeten për ndihmë.

Puna është një tjetër faktor ndikues në shtimin e stresit. Kur njerëzit nuk janë të kënaqur aty ku kalojnë 8 orë të ditës, statistikisht kanë më shumë gjasa të përjetojnë emocione negative sesa dikush që nuk ka punë fare. /A2 CNN/