Task- forca Anti-Korrupsion e Policisë së Kosovës e cila pritet të shuhet nga Qeveria e Kosovës, sipas misionit të EULEX-it, luan rol esencial në fushën e zbulimit, hapave fillestar dhe hetimeve kundër korrupsionit.
Në monitorimin dhe raportin e EULEX-it që i ka bërë kësaj Task-force, thuhet se kjo Task-forcë ka zbuluar dhe ndërmarrë hetime të profilit të lartë që përfshijnë persona të njohur dhe të ekspozuar politikisht, si dhe raste të ndërlikuara financiare, siç janë ato që ndërlidhen me privatizime apo tenderë publikë, që i kanë shkaktuar buxhetit publik dëme të vlerësuara në miliona euro buxhetit publik.
Po ashtu në këtë monitorim nga ana e EULEX-it, thuhet se ka pasur një tendencë që disa raste gjyqësore të mbahen në fazën fillestare, me qëllim të zgjatjes së procedurës dhe hetimeve përtej afatit ligjor prej dy vitesh.
“Një numër i rasteve që përfshijnë zyrtarë të profilit të lartë kanë ngecur apo kanë shënuar regres. Disa hetime kanë ngecur për shkak të bashkëpunimit të mangët mes policisë dhe Raporti i Monitorimit në Drejtësi nga Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit prokurorisë. Është vërejtur një tendencë që disa raste të mbahen në fazën fillestare, ndërsa hapja e hetimeve zyrtare vonohej nga PSRK-ja deri në momentin e fundit, ndoshta me qëllim të zgjatjes së procedurës në mënyrë të hetimet të zgjaten përtej afatit kohor ligjor prej dy viteve, apo për zbutjen e presioneve të tjera. Përkundër vlerësimeve pozitive nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për angazhimet kundër korrupsionit, disa prokuror të PSRK-së kanë pasur vështirësi për t’u ballafaquar me rastet e shumta apo me kapacitete të pamjaftueshme (përfshirë staf prokurorial ndihmës)”, thuhet në këtë raport.
Tutje, kjo Task-forcë që operon në kuadër të Policisë së Kosovës, sipas raportit nga EULEX-i ka vërejtur se shumë prej të dyshuarve dhe të pandehurve pjesë e gjykimeve për raste të korrupsionit ishin shumë të pasur dhe me ndikim, me lidhje politike apo financiare të forta, çka padyshim se mund të shpije në presion apo ndërhyrje në këto procedura penale.
“Në të vërtetë, nga monitorimi është vënë re se rastet e korrupsionit të profilit të lartë shpesh kanë përfunduar me shkallë të ulët të dënimit apo lirime nga akuza që kanë bërë bujë (p.sh. “Rasti Pronto”, “Rasti i KEK-ut”, “Privatizimi i FAN-it”, “Menaxherët e Telekomit”, “Kryetari i Suharekës dhe të tjerët”) apo me vendime nga gjykata më të larta për t’i kthyer rastet në rigjykim, tipar negativ i analizuar më tej në pjesën e raportit që flet për monitorimin sistemik”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës