Situata e sigurisë në vend është e qëndrueshme, ndërsa institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës.
Kështu tha kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë kosovare për Inteligjencë Haxhi Shala, pas mbledhjes së komisionit, para së cilit ka raportuar drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Agron Selimaj.
“Patëm takim të rregullt. E kemi ftuar drejtorin e Agjencisë që të raportojë për situatat e krijuara, ose për dezinformatat e krijuara, ose skenarët e Serbisë të mundshëm për destabilizimin e vendit. Morëm informacione që situatat e sigurisë është e qëndrueshme në vend. Derisa institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës ”, tha ai.
Ndërsa i pyetur se a ka informacione se mund të ketë provokime të radhës nga ana e Serbisë, ai tha se AKI është në krye të detyrës, pasi që Serbia nuk do të ndalet me skenarë të tillë.
“AKI është në shërbim të kryerjes së detyrës. Është në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, jashtëzakonisht janë duke bashkëpunuar ngushtë në atë pjesë veriore të Mitrovicës. Skenarë të provokimeve nga Serbia mund të ketë. Sepse ata çdo herë e kanë detyrë dhe nga shërbimet ruse, që të punojnë për një destabilizim të rajonit, ose mos lejimin e shumë vendeve të rajonit, mos anëtarësimin në NATO. Për këtë arsye ata nuk do të ndalen me lloj skenarë, siç ka qenë, treni, muri, arrestimi, kontrabanda, strukturat paralele të cilat ende funksionojnë në krye me Veselinoviqin”, tha ai, transmeton KP.
Ndërsa sa i përket rrëzimit të murit dhe informatat që ata kanë për provokime të mundshme ai tha se mund të ketë provokime, por jo të përmasave që mund të ndodhin me strukturat paralele atje.
Edhe anëtarja e komisionit, Aida Dërguti tha se nga informacionet e marra nga drejtori i AKI-së, situata e sigurisë është e qëndrueshme dhe se institucionet e sigurisë janë në gatishmëri.
“Atë çka dëgjuam prej drejtorit të AKI-së është se gjendja e sigurisë përbrenda është e qëndrueshme. Ndërkohë që janë provokimet e kohëpaskohshme nga Serbia, siç e dini rastin me trenit dhe murin, për të cilat institucionet e sigurisë janë në gatishmëri.. Janë në koordinim me KFOR-in sa i përket sigurisë së jashtme. Ju e dini që me marrëveshjen e Kumanovës, kanë përgjegjësi dhe janë garantuesit e sigurisë në raport me Serbinë“, tha Dërguti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së – edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Kryeqyteti nuk gjen qetësinë, theret me thikë një person në lagjen Dardania

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës