LAJMI I FUNDIT:

Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Futbollisti brazilian, Raphinha është një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë duke pasur parasysh nivelin e lojës që ka dhënë këtë sezon dhe para ndeshjes së mbrëmshme kualifikuese për Kupën e Botës kundër Argjentinës, ai ka deklaruar me besim se skuadra e tij do të “thyejë Argjentinën”.

Ylli i Barcelonës u ngut me deklaratat e tij para ndeshjes, duke kërcënuar rivalët e tyre.

“Ne do t’i thyejmë në fushë, dhe nëse është e nevojshme, edhe jashtë saj”, tha Raphinha.


Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte
Lexo po ashtu Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

Pasi nuk u realizua pjesa e parë e kërcënimit të tij, duke qenë se Argjentina fitoi bindshëm 4-1, ai tentoi të zbatojë pjesën e dytë të kërcënimit.

Argjentinasit ishin padyshim të motivuar në ndeshje pas kërcënimeve të Raphinhas dhe ndeshja ishte plot vrazhdësi nga të dyja palët.

Gjyqtari tregoi dhjetë kartonë të verdhë dhe pas ndeshjes pasionet nuk u qetësuan, ku rolin kryesor e kishte Raphinha.

Raphinha u nis drejt dhomës së zhveshjes dhe portieri argjentinas Emiliano Martinez e përplasi qëllimisht atë me shpatullën e tij, teksa duke ecur u ngacmua edhe nga Leandro Paredes.

Gjërat dolën shpejt jashtë kontrollit, Raphinha donte të luftonte me argjentinasit dhe një incident më i madh u pengua nga Endrick, i cili e kapi yllin e Barcelonës dhe e nxori ‘zvarrë’ nga konflikti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Klopp lidhet me një rikthim sensacional në stol – tri skuadrat për të cilat ai mund të nënshkruajë

Ndërkombëtare

"Kjo nuk është aspak e hijshme", Vedat Muriqi i zhgënjyer me trajtimin që po i bëhet tek Mallorca

La Liga
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
Tenistja që u distancua publikisht nga vendimet e Putinit ndryshon shtetësinë, tani do të luajë për tjetër kombëtare

Tenistja që u distancua publikisht nga vendimet e Putinit ndryshon shtetësinë, tani do të luajë për tjetër kombëtare

Tenis
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
Kalo në kategori