LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj i përgjigjet Isa Mustafës: Le ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve

Ramush Haradinaj i përgjigjet Isa Mustafës: Le ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte marrë një kundërpërgjigje nga kreu i LDK’së, Isa Mustafa, pas kritikave që i kishte bërë Avdullah Hotit për mënyrën se si po e drejtonte procesin e dialogut. Një qëndrimi të tillë të Mustafës, Haradinaj i është përgjigjur sonte në T7, duke thënë se ai duhet të diciplinojë fillimisht Lutfi Hazirin.

“Isa Mustafa ta disiplinojë Lutfi Hazirin që po e hapë gojën për ndryshim të kufijve. Tërë kohën po deklarohet për 17 fshatra atje, deklarata të cilat janë të panevojshme”, tha ai.

Haradinaj ka ripërsëritur kritikat për Avdullah Hotin.


“Hoti bëri gabime në Bruksel. Ai shkoi dhe i bëri punë Lajcakut. Tërë mënyra se si u prit ai atje ishte gabim”

Haradinaj pati kritika edhe për emërimin e Skënder Hysenit si koordinator për dialog.

“Po ta dija se do të kishim përsëri dialog teknik dhe koordinatorë do të thërrisja Edita Tahirin. Ajo ka qenë negociatore shumë e mirë. Nuk ka asnjë gabim në marrëveshjet që ka lidhur ajo. Por ajo kohë ka shkuar. Tash duhet të kemi dialog politik”, shtoi ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori