LAJMI I FUNDIT:

Ramush Haradinaj: Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Florijana Ismailit

Ramush Haradinaj: Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Florijana Ismailit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmeve për zhdukjen e futbollistes shqiptare, Florijana Ismailit.

Florijana Ismaili, futbolliste shqiptare, por reprezentuese e Zvicrës është zhdukur në liqenin e Comos në Itali gjatë pasdites së shtunë.

Megjithatë, kërkimet për gjetjen e saj ende po rezultojnë pa sukses dhe nuk ka ndonjë shenj për gjetjen e saj.


Zhduket futbollistja shqiptare Florijana Ismaili në Liqenin e Comos
Lexo po ashtu Zhduket futbollistja shqiptare Florijana Ismaili në Liqenin e Comos

Rasti i zhdukjes së Florijanës ka prekur të gjithë, ndërsa së fundmi ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës.

Kryeministri Haradanaj ka thënë se Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit.

Të gjitha lajmet rreth Florijana Ismailit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Florijana Ismailit

Postimi pa ndërhyrje e kryeministrit Haradinaj:

Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit!

I shqetësuar me lajmin për humbjen e Floriana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, sot i kam shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Kosova i mbyll me humbje parakualifikimet për Kupën e Botës 2027

Sport
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Premier League
“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori