Ramsey: I lumtur me golin e parë te Juventusi

258:"TURIN, ITALY - SEPTEMBER 21: Aaron Ramsey of Juventus celebrates after scoring the equalizing goal during the Serie A match between Juventus and Hellas Verona at Allianz Stadium on September 21, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images) 12:"Getty Images
Mesfushori i Juventusit, Aaron Ramsey ishte i lumtur që shënoi dje golin e parë me klubin italian në fitoren 2-1 ndaj Hellas Veronas.
Ramsey shënoi golin e parë për bardhezinjtë që nga transferimi i tij në verë nga Arsenali dhe kjo e ka bërë të lumtur yllin uellsian.
"Jam shumë i lumtur që shënova golin tim të parë dhe ishte edhe më e rëndësishme t'i sillja këto tre pikë në shtëpi", ka thënë fillimisht Ramsey për TMW.
"Dallimet midis Serie A dhe Ligës Premier? Mendoj se do të duhen disa ndeshje për ta kuptuar".
"Tani për tani jam i lumtur për sot, ishte një moment i bukur për mua".
"Pozicioni im i preferuar në fushë? Ai në të cilin luajta sot, si numër 8. Nga zona në zonë", përfundoi uellsiani. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































