Ramsey letër lamtumirëse tifozëve të Arsenalit: Më keni mirëpritur si adoleshent dhe më keni mbështetur ndër vite

Aaron Ramsey u ka thënë lamtumirë tifozëve të Arsenalit pas 11 vitesh dhe është duke u përgatitur për kapitullin e ri me Juventusin.
Kontrata e mesfushorit uellsian me Topçinjtë skadon në fund të sezonit, ndërsa ai tashmë ka nënshkruar me kampionin italian.

"Siç keni dëgjuar tashmë, kam arritur parakontratë me klubin e Juventusit. Desha ta bëja një deklaratë personale për të gjithë tifozët e Arsenalit të cilët kanë qenë jashtëzakonisht besnikë dhe mbështetës".
"Më keni mirëpritur si adoleshent dhe keni qëndruar me mua përgjatë të gjitha ngritjeve dhe rënieve që i kam pasur gjatë kohës time te klubi".

"Po largohem me zemër të pikëlluar pas 11 viteve të mrekullueshme në Londrën e Veriut. Faleminderit".
"Do të vazhdoj të jap maksimumin tim për klubin dhe shpresoj ta përfundojmë sezonin fuqishëm, para se ta nis kapitullin tim të ri në Torino. Me respekt, Aaron", ka shkruar 28-vjeçari në Instagram.
Ramsey ka nënshkruar me Juventusin deri në vitin 2023, ndërsa ka pasur spekulime të ndryshime lidhur me pagën e tij që thuhet se do të jetë shumë e lartë. /Telegrafi/



































