LAJMI I FUNDIT:

Rami Hadar flet për përgatitjet e Kosovës si dhe kundërshtarët për ndeshjet kualifikuese

Rami Hadar flet për përgatitjet e Kosovës si dhe kundërshtarët për ndeshjet kualifikuese

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll është grumbulluar dhe po kryen stërvitjet nën udhëheqjen e trajnerit të ri Rami Hadar.

Përzgjedhësi i Dardanëve ka folur për aventurën te Kosova, derisa ka thënë se do të mundohet të bëj një ekip kompakt.

Izraeliti ndihet i lumtur dhe i privilegjuar që iu besua kjo pozitë.


“Jam i lumtur që jam këtu. Jam krenar që drejtoj Kosovën. Jam krenar që Federata e Basketbollit më zgjodhi mua për ta drejtuar këtë ekip. Lojtarët erdhën me disponim të mirë dhe me harmoni”.

“I kemi bërë vetëm tri stërvitje dhe është ende herët të themi diçka për basketbollin, më pëlqen qëndrimi i tyre dhe shpresoj ta bëjmë një lojë të bukur po ashtu”, u shpreh fillimisht Hadar për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai foli edhe për kundërshtarët e Kosovës në rrethin e tretë parakualifikues të Eurobasket 2025, respektivisht Zvicrën e Danimarkën.

“Mendoj se përpara nesh janë dy ekipe të mira, me lojtarë të mirë dhe të njohur. Por, ne duhet të garojmë, ta bëjmë punën tonë dhe puna ime është që t’i fitojë ndeshjet me Kosovën”.

“Dua ta dërgoj ekipin tek përpjekja maksimale, që lojtarët të luajnë për njëri-tjetrin dhe që të luajnë për flamurin”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës, njëherësh edhe trajner i KB Pejës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Vëllai i Arbër Zenelit, Besforti përfundimisht refuzon Kosovën – ftohet nga Suedia

Përfaqësueset
Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Donnarumma zbulon pse shkoi në zhveshtore para penalltive ndaj Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

Correa merr dënim të madh pasi fyeu rëndë gjyqtarin

La Liga
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Kalo në kategori