LAJMI I FUNDIT:

Ramë Bllaca, heroi kundër shpërnguljes së shqiptarëve

Ramë Bllaca, heroi kundër shpërnguljes së shqiptarëve

Me rastin e 80- vjetorit të vrasjes së patriotit Ramë Bllaca, në pritë nga UDB-ja serbe më 1937

Politika shoveniste e Beogradit për zbrazjen e trojeve shqiptare nga popullata vendase përmes dhunës sistematike, presionit të madh në të gjitha format, kishin bërë që politikan e udhëheqës së kohës të viheshin kundër kësaj politike shoveniste serbe për shpërnguljen e shqiptarëve drejt Turqisë.

Pjesëmarrja aktive në luftëra dhe ngjarje tjera kundër turqve e serbëve e kishte bërë Ramë Bllacën një prej udhëheqësve më të dashur popullor, jo vetëm në rajonin nga vinte, Therandën, po edhe më gjerë.


Politikan i patundur, me një urtësi dhe inteligjencë të pa shoq, Ramë Bllaca arriti që në vitin 1921, të bëhet deputet për krahinën e tij, në kohën e qeverisë së Nikolla Pashiqit. Më parë ishte kishte kryer edhe pozitën e kryetarit të komunës në Duhël.

Për të tani kishte filluar një front i ri, pavarësisht akuzave që i bëheshin herë pa here nga serbët, ai tani kishte krijuar një emër e reputacion të madh në sytë e popullit dhe nuk ishte lehtë të rrënohej.
Si i ri dhe aktiv, Ramë Bllaca me bashkëpunëtorë nuk ishte ndal asnjëherë, por me armë në dorë ishte treguar një luftëtar i pakompromis, por edhe si organizator e udhëheqës i shkëlqyeshëm.

Ai ishte shumë aktiv në luftën kundër serbëve, në vitet 1913-1915, pastaj kundër bullgarëve gjatë viteve 1915-1918. Të udhëhequr nga ai, luftëtarët shqiptar zhvilluan luftëra të ashpra kundër serbëve e bullgarëve, duke ju shkaktuar edhe humbje të mëdha.

Fillimi i kolonizimit të Kosovës nga ana e kolonëve serb, nën pretekstin e reformës agrare, pasoi me dëbime dhe shpërngulje masive e që shpesh rezultonin edhe me vrasje të qytetarëve të pafajshëm shqiptar, e gjeti Ramë Bllacën si deputet të Kuvendit të Qeverisë së Nikolla Pashiqit. Ikja e mijëra njerëzve drejt Turqisë ishte e papranueshme për Bllacën.

Ai si deputet duhej doemos të vendosej në krye të lëvizjes kundër shpërnguljes, dhe këtë e nis me një shembull personal, në vlugun e shpërnguljeve ai thërret qindra mysafirë dhe nisë ndërtimin e një shtëpie. Njerëzit filluan të mendonin ndryshe, filluan të thoshin “Ramë Bllaca nuk është i padijshëm,ta ndërtojë shtëpinë sot e nesër ta lërë shkretë e të shkojë në Turqi. Kujdes se i merrni në qafë fëmijë. Ju e dini se turqit gjithmonë kanë qenë armiq për ne, e tash kur u bënë miq! Kush e lëshon vatanin bën mëkat të madh dhe gabim të hatashëm!’’

Menjëherë pas kësaj, ai gjatë punimeve të një seance të parlamentit në Beograd, kur qeveria i paraqiti parlamentit Konventën, ai demostroi në mënyrën më të shkëlqyer trimërinë dhe patriotizmin e tij, duke kundërshtuar konventën dhe duke votuar kundër.

Por kulmi ishte kur i japin dokumentin ta nënshkruaj, Ramë Bllaca u ngrit në këmbë dhe bërtiti ’’JO!’’, dhe e grisi dokumentin në mes të parlamentit, në sy të deputetëve.

“Jemi në tokën tonë, në të drejtën tonë. Sa mund ta shkulni Kosovën e ta çoni në shkretëtirat e Anadollit, aq mund ta shkulni këtë popull nga kjo tokë e larë me gjak| – tha ai para deputetëve serb.

Por, akti i grisjes së Konventës serbo-turke në parlamentin Jugosllav, Ramë Bllacës i kushtoi me jetë, duke mos mundur ta pranonte këtë akt trimërie e patriotizmi UDB-ja jugosllavo-serbe, kishte planifikuar gjithçka, dhe në orët e mbrëmjes së asaj dite, derisa po kthehej nga Beogradi, në hyrje të fshatit të lindjes së tij Bllaca, fshat i komunës së Suharekës, vritet në pusin e ngritur nga UDB.

Duhet të mos harrohet se në momentet më të vështira dhe të duhura, Ramë Bllaca, gjithnjë e kishte krah të djathtë edhe deputetin tjetër shqiptar, Sherif Vocën nga Mitrovica.

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprën e patriotit Ramë Bllaca, në fillim të viteve 1990, në një tubim madhështor, ka ngritur bustin e patriotit në fshatin e tij të lindjes në Bllacë, në oborrin e Xhamisë së fshatit, kurse me kërkesë të Shoqatës, shkollës së fshatit ju vu edhe emri i patriotit Ramë Bllaca.

Gjithashtu kjo Shoqatë, ka kohë që ka kërkuar nga Institucionet komunale të Mitrovicës gjetjen e një hapësire për vendosjen e bustit të bashkëpunëtorit të Ramë Bllacës, patriotit Sherif Voca, por kërkesa e Shoqatës me vite të tëra ende ka mbetur pa u miratuar nga ana e Komunës së Mitrovicës.

Jeta dhe veprimtaria e tij atdhetare është shumë e gjerë. E shtrirë në shumë dekada, rrezatuese edhe pas vdekjes së tij fizike.

Në trend

Më shumë
U përfol që hoqi motrën e Gjestit nga ndjekësit, Egli sqaron si qëndron e vërteta me Blerinën

U përfol që hoqi motrën e Gjestit nga ndjekësit, Egli sqaron si qëndron e vërteta me Blerinën

Magazina
“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

“E vranë mo e vranë”, pasi sheh trupin e pajetë, shpërthen në lot bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar me tre plumba

Lajme
Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Kina anekson një ishull pranë bazës ushtarake të Filipineve

Azia
Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

Mbani larg buburrecat duke vendosur këtë produkt shtëpiak nëpër qoshe

A e dini se...
Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Nga vjedhjet te dhunimet: Dosjet e rënda të të arrestuarve në Kaçanik që dyshohen edhe për vrasjen e rreshterit të Policisë

Drejtësi
Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Barcelona mban gjallë ëndrrën për tripletë, mposht Real Madridin në finale të Kupës së Mbretit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori